Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Johannes Hahn: 18 qershori, i vlefshëm edhe pa pjesëmarrjen e PD-së

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Johannes Hahn: 18 qershori, i vlefshëm edhe pa pjesëmarrjen e PD-së

Ditët e fundit janë intensifikuar shumë zërat dhe ndërhyrjet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. SHBA dhe BE po bëjnë të pa mundurën që tejkalohet situata e nxehtë dhe vendi të kalojë në situatë normale. Deri më tani retorika e ndërkombëtarëve ka qenë për dialog por rasti i parë që dikush nga BE-ja thotë se duhet që procesi i 18 qershorit duhet te vazhdojë edhe nëse dikush mbetet pas.

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn thekson se janë bërë përpjekje për të promovuar dialogun dhe se janë dëgjuar të gjitha kërkesat e palëve. Ai pohoi se janë ofruar disa opsione për zgjidhjen e krizës, ndërsa u shpreh se BE ka shpresuar që liderët do të gjejnë një zgjidhje.

Letra e Johannes Hahn      

Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq,

Ju drejtohem sot me një shqetësim të madh.

Gjatë javëve të fundit, janë bërë disa përpjekje për të nxitur dialogun midis partive politike në Shqipëri, nga përfaqësues të BE-së, përfshirë këtu mua vetë dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Ne kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë nga të gjitha palët, duke u përpjekur për krijimin e lehtësirave që do të çonin drejt një zgjidhjeje të krizës së vazhdueshme.

U ofruan një numër opsionesh, me shpresë që partitë dhe udhëheqësit do të vepronin në bazë të përgjegjësive të tyre, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Për fat të keq, nuk kishim të bënim me një rast të tillë. Pra, sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.

Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa.

Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.

Institucioni më kompetent evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve – ODIHR – kohët e fundit ka nisur aktivitetet e vëzhgimeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne jo vetëm që e mbështesim fuqishem ODIHR-in – por presim gjithashtu që të gjitha institucionet përkatëse në Shqipëri, të sigurojnë bashkëpunim dhe transparencë të plotë në misionin e tyre, si gjatë javëve para zgjedhjeve, ashtu edhe në vetë ditën e zgjedhjeve. Është në interes të Shqipërisë dhe autoriteteve të saj që OSBE / ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë të jenë në gjendje të kryejnë në mënyrën më të mirë rolin e tyre vendimtar dhe vlerësimin e zgjedhjeve.

Prandaj, le të jem i qartë edhe për një gjë: Dënoj fuqishëm çdo njoftim që bën thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Përkundrazi, është një vlerë themelore evropiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo – të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, nga të gjitha anët.

Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mundën të zhvilloheshin nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë.

Të dashur qytetarë,

Kam besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE.

Le të jemi të qartë: Udhëheqësit do të mbahen përgjegjës nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.

Bashkimi Evropian do të ndjekë dhe do të monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Më tutje, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Tags: 18 qershordialogjohannes hahnperpjekje

TË LIDHURA

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton
Aktualitet

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Makina përfshihet nga flakët në Dëshiran, Elbasan – nisin hetimet, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në Dëshiran, Elbasan – nisin hetimet, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

14:59 | 30/06/2025
55-vjeçar arrestohet për kultivim kanabisi në Kutë të Mallakastrës, procedohet edhe kryeplaku
Aktualitet

55-vjeçar arrestohet për kultivim kanabisi në Kutë të Mallakastrës, procedohet edhe kryeplaku

13:56 | 30/06/2025
Next Post
Hysaj zbulon ëndrrën e tij: Dua të bëhem si Havier Zaneti

Hysaj zbulon ëndrrën e tij: Dua të bëhem si Havier Zaneti

EC reacts to Romana Vlahutin’s threat

EC reacts to Romana Vlahutin’s threat

Kosovë,  zgjedhjet i kushtojnë vendit 5 milionë euro

Kosovë, zgjedhjet i kushtojnë vendit 5 milionë euro

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre
Bota

Zjarret e rrezikshme në Turqi/ Mbi 50,000 persona evakuohen nga banesat e tyre

by mirseda
16:11 | 30/06/2025
0

Mbi 50,000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që...

Lëkundja më e fortë në 40 vite godet Taiwanin, me magnitudë tronditëse.

Lëkundja më e fortë në 40 vite godet Taiwanin, me magnitudë tronditëse.

15:59 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Bieta Sula largohet nga TCH; vendin e saj merr ish-banorja e ‘BBVA’

Bieta Sula largohet nga TCH; vendin e saj merr ish-banorja e ‘BBVA’

15:34 | 30/06/2025
Trump dhe Erdogan drejt marrëveshjeje historike – sanksionet pritet të zgjidhen brenda vitit

Trump dhe Erdogan drejt marrëveshjeje historike – sanksionet pritet të zgjidhen brenda vitit

15:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com