Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën

9 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha
Nishani dekoron me titullin “Nderi i Kombit” Himarën

Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Lefter Çipën, si dhe me Titullin “Naim Frashëri”, Ansamblin Artistik “Bejkë e Bardhë”, Pilur

Presidenti Bujar Nishani vlerësoi me dekoratën “Nderi i Kombit” Krahinën e Himarës me motivacionin: “Për kontributin e shquar në historinë e luftërave të kombit tonë për liri dhe emancipim shoqëror, për traditën e lavdishme, të karakterizuar ndër shekuj nga bujaria dhe besa.

Nishani vlerësoi gjithashtu me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Lefter Çipën me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për mbajtjen gjallë të vlerave më të mira kulturore, tradicionale të bregdetit të Himarës, si një interpretues me nivel të lartë dhe krijues i suksesshëm poezish e këngësh, që janë kthyer në perla të iso-polifonisë himarjote”, Neço Mukon (pas vdekjes) me motivacionin: “Si një nga studiuesit dhe krijuesit e talentuar të trashëgimisë folklorike himarjote. Me virtuozitetin e tij të rrallë mundësoi përçimin e vlerave folklorike kombëtare brenda dhe përtej kufijve”, Odhise Kasnecin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar për Pavarësinë e Atdheut, për rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe për ndihmesën e dhënë në përhapjen e dijes e shkollave shqipe”.                                                                                

 Me Titullin “Naim Frashëri”, u vlerësua Ansambli Artistik “Bejkë e Bardhë”, Pilur: “Për nivelin e shquar artistik, shkallën e lartë të interpretimit dhe origjinalitetin e transmetimit të thesarit të këngës e valles pilurjote. Me talentin dhe virtuozitetin e tij, ky ansambël ka shënuar një faqe të veçantë në historinë e polifonisë shqiptare” si dhe Grupin karakteristik të Himarës me motivacionin: “Për ruajtjen e traditës, riteve dhe kostumeve popullore dhe interpretimin e valleve, melodive, si dhe për transmetimin e këngës tipologjike himarjote me një nivel të lartë artistik. Me interpretimin e tij virtuoz, ky grup ka mbajtur gjallë dhe ka ngritur lart nivelin etnokulturor të krahinës së Himarës”.         

 “Në ditët tona, kur të gjitha pjesët e kombit po njihen edhe më shumë, emri i Himarës është bërë i dashur e i adhuruar në çdo skaj të truallit të lashtë shqiptar.” – u shpreh Nishani.

Duke e cilësuar kurbetin si një histori të dhimbshme të krahinës, i cili la gjurmë të pakthyeshme në fizionominë e saj, me largimin e shumë personaliteteve, Presidenti solli në kujtesën e të pranishmëve Neço Mukon krijuesin i grupit polifonik “Malet e Vetëtimës” i cili së bashku me këngëtaren Tefta Tashko regjistroi në Paris një disk me këngët virtuoze të trevës së Himarës si: “Mbeçë more shokë mbeçë”, “Vajza e valëve”, “Erdhi prilli shkriu bora”, etj. “Vajza e valëve”, që shkenca muzikore shqiptare i ka vendosur krye të muzikës shqiptare. “Kurbeti ka qenë për Himarën një epokë e dhimbshme krahinore që la në mënyrë të pakthyeshme edhe gjurmë në fizionimë e saj.

 “Në sajë të kontributit tuaj janë natyrshëm punonjësit e kulturës ata shkrimtarë dhe artistë që veten e tyre e kthyen në emblemë të Shqipërisë. Petro Marko si shkrimtar e Andra Varfri si studiues, Dhimitër Anagnosti si regjisor filmi e Robert Ndrenika si aktor filmi dhe teatri, Spiro Dumi si regjisor teatri apo Lefter Çipa si princi i pashpallur i muzikës popullore, janë thjesht disa maja në vargun e personaliteteve që ka nxjerrë Himara” – theksoi kreu i shtetit.

Në përfundim të ceremonisë së dekorimeve Presidenti i Republikës, kryetari i Bashkisë, autoritetet dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor si dhe të pranishmit e shumtë ndoqën një koncert me këngë iso polifonike dhe valle tradicionale të grupeve folklorike të zonës.

Tags: bujar nishanidekoronHimarënNaim Frashëripresidenti

TË LIDHURA

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë

19:21 | 07/04/2026
Next Post
Deputetja e PD-së “rilind” në maj përkrah Ramës në Gjirokastër /VIDEO

Deputetja e PD-së “rilind” në maj përkrah Ramës në Gjirokastër /VIDEO

Kandidati i PS-së, flet pas tërheqjes nga gara: Rama më habiti me vendimin e tij, do rikandidoj sërish

Kandidati i PS-së, flet pas tërheqjes nga gara: Rama më habiti me vendimin e tij, do rikandidoj sërish

Kritikat ndaj rreshtimit me kryeministrin, Bregu: Shkoj pas Evropës, jo pas Ramës

Kritikat ndaj rreshtimit me kryeministrin, Bregu: Shkoj pas Evropës, jo pas Ramës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com