Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ish-deputeti i PD-së akuzon Bashën: Po i bën gjëmën partisë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-deputeti i PD-së akuzon Bashën: Po i bën gjëmën partisë

Fatos Hoxha, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka pranuar ftesën e PDIU-së për të garuar si pjesë e kësaj force politike në zgjedhjet e 18 qershorit.

Lajmin e bën të ditur vetë Hoxha me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se kreu i PD-së, Basha, po i bën gjëmën partisë duke mos u regjistruar në KQZ.

Sipas tij, kandidimi me PDIU-në bën që demokratët të mos mbeten të papërfaqësuar në parlament.

Postimi i plotë:

Të nderuar Miq,
Për fatin e keq të demokratëve, Kryetari ja bëri gjëmën PD-së.
Këto zgjedhje dhe legjislatura që vjen do ta lenë PD- në pa përfaqësim në Parlament.
Vetpërjashtimi erdhi me vendim të Kryetarit, por pa vendim të forumeve, me vullnet të Liderit, por kundër vullnetit të anëtarësisë, me mbështetjen e liderit historik, por me kundërshtimin e rreptë të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Kryetarit dhe kundërshtarit politik mbase i del për hajër, demokratëve dhe demokracisë në këtë vend është e sigurt që do tu bëj dëm.

Sot që po ju drejtohem me këtë komunikim ndjej vetëm një ngushëllim, ngushëllimin e militantit që nuk ka lënë këmbanë alarmi pa i rënë për të paralajmëruar të keqen që po na zinte derën, sikurse kam vepruar edhe kur PD ishte në pushtet dhe udhëheqësia kish nisur abuzimin me detyrën dhe besimin tonë. Gjithësesi, jam i vetëdijshëm që nuk kam bërë gjithshka duhej.
Sot që PD ka dalë nga sistemi dhe forumet refuzojnë ti dalin Zot, nuk gjej dot gjë tjetër për të bërë, veç nismave individuale.

Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet.
Unë nuk kam frikë të përballem me kundërshtarin, edhe nëse ai ka mbështetjen e krimit dhe të parave të drogës.

Unë e di me siguri, se dhe Demokratët e Kukësit nuk e kanë këtë frikë.
Në gjithë këto vite Demokratet e Kukësit fitoren e kanë gjetur kur janë përballur, jo kur janë trembur, strukur apo kanë marrë arratinë.

Prandaj unë shpresoj se dhe këtë herë do tja dalim, me vendosmeri dhe në rrugën e ligjit, ashtu siç i takon forcës politike ku militoj.

Kjo rrugë për mua është vështirë dhe plot sakrifica, por unë jam i vendosur ta përshkoj.
Idealet vihen në provë kur përballesh me vështirësitë, jo kur vendos që jetën ta kalosh në “ bulevard“.
Demokratët e vërtetë e dinë këtë gjë, sepse e kanë kaluar në kurriz, për këtë shkak i kanë njohur dhe pranuar si Qëndrestarë, edhe pse udhëheqjes së re kjo nuk i pëlqen.
Sot PD ka nevojë përsëri për qëndrestarët.

Uroj që ata ta ndjejnë përsëri ta ndjejnë përsëri thirrjen.

Deri atëhere unë kam nevojë për të gjithë ju që e ndjeni thirrjen e kohës sikurse unë, dhe që keni mundësi dhe vullnet për këtë përballje të re, të bëhemi bashkë edhe në këtë betejë.

Parlamenti i ri nuk duhet ti lerë demokratët të papërfaqësuar, le të bëhemi bashkë e të reagojmë, është koha të qëndrojmë.

Tags: Fatos Hoxhalulzim bashaPDIU

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra
Aktualitet

“Prehu në paqe Vëlla!” – Ylli Ndoqi: Artur Zheji, njeriu që jetoi “360 Gradë”, por që “u tradhtua” nga zemra

21:40 | 23/08/2025
Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve
Aktualitet

Zjarrvënia në Fier/ Balluku: Nuk mund të trajtohet si një vepër e lehtë penale, rrezikon jetën e njerëzve

21:21 | 23/08/2025
Next Post
MALIQ/ Përfitojnë nga mungesa e familjarëve në shtëpi, grabitësit marrin 3 milion lekë

MALIQ/ Përfitojnë nga mungesa e familjarëve në shtëpi, grabitësit marrin 3 milion lekë

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Prokuroria lëshon 15 fletë-arreste

Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, Prokuroria lëshon 15 fletë-arreste

“Blerja” më e re e Ramës, ndërroi tre parti brenda katër vitesh

“Blerja” më e re e Ramës, ndërroi tre parti brenda katër vitesh

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com