Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Po marrim përgjegjësitë për qeverinë e re, Ramës po i vjen fundi

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: Po marrim përgjegjësitë për qeverinë e re, Ramës po i vjen fundi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot në Çadrën e Lirisë, teksa është shprehur me vendosmëri se nuk do ketë asnjë dialog, nëse nuk ka qeveri teknike, si dhe shtoi se PD-ja ka nisur të marrë përgjegjësitë për qeverisjen e Republikës së Re.

Basha tha se Rama nuk e do Vettingun, por i trembet atij “si vampiri diellit”, ndërsa Shqipërinë po e përdor si plaçkë që ta grabisë me koncesione e me leje ndërtimi.

Më poshtë fjala e Bashës:

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për asgjë tjetër, përveç xhepave të tij. Rama e di që është kryeministër në largim, ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme, ne po nisim që sot të marrim përgjegjësitë për Republikën e Re.

Sot është provuar se reformat që Rama i ka në majë të gjuhës nuk janë gjë tjetër veç teatrit të luajtur që 4 vite. Rama do një Shqipëri plaçkë dhe çiflig që mund ta grabisë me leje ndërtimi, me koncesione e me drogë. Sot më shumë se në çdo ditë tjetër, ta dini se edhe më skeptikët ndaj kësaj çadre, e kuptojnë se ajo që ne kemi thënë prej ditës së parë është e vërteta dhe e drejta. Se Rama zgjedhjet i do për fasadë, opozitën për alibi për të nxjerrë në treg gjithçka që ky shtet ka, gjithçka përveç karriges së tij.

Sot shpaloset fare e qartë, para çdo shqiptari se Edi Rama përfaqëson kërcënimin më real ndaj shpresave të çdo shqiptari të majtë e të djathtë.

Dita e sotme konfirmon se këta konsiderojnë gjithçka plaçkë të tyre, këtu është katandisur demokracia fasadë me kupolën e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Edi Rama ka dështuar me ekonominë, Edi Rama ka dështuar me arsimin, Edi Rama ka dështuar të zbatojë ligjin për dekriminalizim, Edi Rama sot ka firmosur edhe dështimin e tij total që e përdori si alibi për dështimin e tij të madh kombëtar.

Sot në këtë ditë të 70-të, është rasti t’i përsërisim që tani se dështimi i tij me ekonominë, me arsimin, me rendin, me drejtësinë, e me dekriminalizim është shpalosur ashiqare tani që ka vendosur karrigen e tij midis një populli që kërkon zgjedhje të lira e të ndershme. Rruga e vetme e shpëtimit për të është qeveria teknike si garante e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke luftuar drogën, dhe që orën e parë të qeverisë teknike, Vettingun që bën sikur e do, por i trembet si vampiri dritës së diellit. Ja pra, ora e së vërtetës është ulur këmbëkryq në këtë shesh. Kush e do Vettingun e vërtetë bashkohet me këtë rrugë, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira e të ndershme: qeveri teknike.

Ne e dimë se pse Edi Rama nuk e bën këtë, pse Edi Rama refuzon ofertën qytetare për një zgjidhje me dialog.

Këto janë ankthet, frikat dhe arsyeja e vërtetë përse Edi Rama nuk pranon zgjedhje të lira e të ndershme. Por rruga e çmendur që kërkon ta fusë Shqipërinë  është një rrugë qorre.

Demokracia e vërtetë nuk ka çmim dhe sot dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë moment nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare për zgjedhje të lira e të ndershme. Ora po afron, shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë, nga dita në ditë. Ky bashkim popullor është garancia e vetme e Republikës së Re që po vjen. Asgjë nuk do na ndalë, Zoti është me të drejtën, Zoti është me Shqipërinë. Fitorja po afron. / Tirana Today

 

Tags: cadra e liriseedi ramalulzim basha

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Meta telefonon Xhaferin: Keqardhje për dhunën, mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Meta telefonon Xhaferin: Keqardhje për dhunën, mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni

FOTOT E DHUNËS/ Çfarë ndodhi dje në Maqedoni

FOTOT E DHUNËS/ Çfarë ndodhi dje në Maqedoni

VIDEO/ Kur Meta refuzonte postin e presidentit, 2 muaj më parë, përse ndryshoi mendje?

VIDEO/ Kur Meta refuzonte postin e presidentit, 2 muaj më parë, përse ndryshoi mendje?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com