Edhe sot si çdo të diel, kryeministri Rama ka dalë në konferencën e përjavshme ku ka folur për protestën e nesërme të opozitës.
Ai ka thënë se PD nuk e do reformën në drejtësi dhe duke penguar vetingun, po kërkon që të mos dalë në zgjedhje nga frika e votës kundër.
Sipas Ramës, PD-ja kërkon destabilizimin e vendit me protestën e nesërme, e cila bllokon, jo vetëm rrugën e drejtësisë, por edhe atë drejt BE-së, sipas Ramës.
“Çadra e ngritur në bulevard është mënyra më spektakolare e të menduarit mbrapsht. PD-ja kërkon ta kthejë vendin në vitin 1997, ata nuk mund të krahasohet me PS-në” , tha Rama.