Sfida Real Madrid – Barcelona pritet të fillojë në orën 20:45. Ekipi katalanas ka udhëtuar për në Madrid, për t’i marrë 3 pikë ekipit kryesues të La Ligas, Realit të Madridit.
Të dyja ekipet kanë punuar shumë teknikisht dhe përdorimi i tyrë pritet të vendosi sfidën. El Clasico, si çdo herë tjetër, edhe sonte do ofrojë detaje të shumta, por disa do jenë kyçe dhe vendimtare.
Dueli Ramos – Suarez: Mbrojtësi spanjoll ka një detyrë kyçe, markimin e Suarezit. Pavarësisht se uruguajani nuk po kalon një formë të mirë, nuhatja e tij para portës mbetet e frikshme.
Dueli Navas – Messi: Që nga ardhja e Navas në Madrid, Messi ka humbur nuhatjen e dikurshme për gol në El Clasico. Navas është cilësuar si një “mace e zezë” për argjentinasin, i cili nuk ka shënuar asnjë gol në portën e Navasit.
Dueli Pique – Benzema: Pique, nga ana tjetër, do ketë një rol kyç në rezultatin e sfidës. Spanjollit i është obliguar markimi i francezit Benzema, i cili ka treguar se në sfidat kundër Barcelonës, edhe duke mos qenë në formë, arrin të shënojë.
Casemiro – Busquets: Padyshim dy krenari për ekipet respektive. Braziliani ka treguar se nuk është vetëm një mesfushor, por edhe një mbrojtës shumë i mirë, pasi i lehtëson shumë punë mbrojtjes madrilene. Busquets, gjithashtu, për ekipin e tij ka një rol të jashtëzakonshëm duke krijuar stabilitet në lojë. Kujtojmë që ekipi Katalanas nuk ka asnjë fitore kundrejt madrilenëve, kur Casemiro ka qenë pjesë e El Clasicos.
Dhe dueli i fundit Rondalo – Mascherano: Ky është një duel që Mascherano mund ta bëjë ose në mënyrë perfekte, ose të dështojë krejtësisht. Ai do ndihmohet dhe nga Busquets, i cili ngjitet pas CR7 në çdo sfidë, por kur bëhet fjalë për para portës duhet Mascherano patjetër.