Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Beci: Projekti për Zvërnecin s’është finalizuar, pse po kryhen veprime konkrete?

7 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore

Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me projektin e paralajmëruar për Zvërnecin, duke vënë në dukje mospërputhjet mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama se projekti ende nuk është finalizuar dhe veprimeve konkrete që po kryhen në terren.

I ftuar në një studio televizive Beci u shpreh se një investim i përmasave të tilla, me vlerë rreth 4 miliardë euro, duhet të kalojë domosdoshmërisht nëpër të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale të parashikuara nga legjislacioni shqiptar.

Sipas tij, fakti që projekti nuk është ende i përfunduar nënkupton se nuk mund të ketë një vlerësim përfundimtar mbi ndikimin që ai do të ketë në mjedis apo mbi përfitimet që do të sjellë.

“Problemi është koncepti i pasjes apo jo të projektit ka një lidhje procedurale me ligjet që Republika e Shqipërisë funksionon. Dhe në rast se ne flasim për një projekt kaq madhor ku vlera është 4 miliardë euro dhe në rast se mbështes zonjën Lala vetëm në një ide, në rast se flasim në konceptin që duhet bërë ligji mbi investimet strategjike, ligji mbi ndikimet në mjedis, të gjithë këto elementë patjetër që të çojnë që nuk kemi një projekt përfundimtar.

Por pyetja që lind është, në një logjikë jo vetëm ligjore, por dhe njerëzore dhe normale: Në rast se ti nuk ke një projekt, pse je kaq i sigurt që është më i miri i mundshëm, edhe projekti i cili ndikimin në mjedis e ka zero? Kur projekti nuk ka mbërritur ende, ka një arsye që ti s’mund ta vlerësosh, qoftë dhe politikisht të thuash është më i miri i mundshëm, sepse vetë thua që nuk është.

Dhe e dyta dhe më kryesorja, në rast se projekti nuk ka ndjekur rrugën ligjore të mundshme që kanë lidhje me shqyrtim nga komiteti i investimeve strategjike, vlerësimin e ndikimit në mjedis, konsultimin publik, ligjin për zonat e mbrojtura, procedurën territoriale dhe urbanistike, atëherë pse ka veprime konkrete në terren? Pse kemi një rrethim prone pa leje? Sepse doli sot që është pa leje.

Dhe pse këto elementë të gjitha nuk janë bërë publike për sa i përket një projekti kaq madhor që ka një vlerësim të ndikimit në mjedis shumë të rëndësishëm? Pyetja është e thjeshtë: Në rast se nuk ka ndjekur tërë procedurat ligjore, ose në rast se besojmë që këto procedura ligjore janë kthyer për t’u saktësuar, për t’u qartësuar, është e thjeshtë fare – pse duhet të jemi të garantuar kur s’kemi një projekt mbi të cilin duhet të diskutojmë?”, tha ai.

TË LIDHURA

Aktualitet

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës

13:53 | 08/06/2026
Aktualitet

Doktoresha nën hetim për skedën e vdekjes, reagojnë kolegët në Mamurras

13:47 | 08/06/2026
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë

13:45 | 08/06/2026
Next Post

“Chat GPT i rrezikshëm për fëmijët”/ Florida padit OpenAI dhe Sam Altman

Elbasani debuton në Europë si i katërti nga fundi, fajin e ka… Superiorja

Suedia apel prindërve: Largoni telefonat pranë fëmijëve, ndikojnë negativisht







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

KAS kthen te Celibashi çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës

by mirseda
13:53 | 08/06/2026
0

KAS ka kthyer çështjen e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për gjykim te Komisioneri Shtetëror...

Doktoresha nën hetim për skedën e vdekjes, reagojnë kolegët në Mamurras

13:47 | 08/06/2026

Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë

13:45 | 08/06/2026

Kokaina në minerale, lirohet ‘Maradona’, pagoi 1.5 mln euro shtetit belg

13:29 | 08/06/2026

Sezoni turistik, policia në aksion kundër drogës e prostitucionit

13:28 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com