Babai i 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti në Durrës, Ardian Meslani ka zbuluar gjendjen shëndetësore të dajlit të tij që ndodhet në spitalin e Traumës.
Në një lidhje direkte për nje emision televiziv, Meslani ka zbuluar se djali i tij është jashtë rrezikut për jetën por do të duhet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale.
Meslani shprehet mjaft i tronditur nga ngjarja dhe me zërin që i dridhet rrëfen se djali i tij i kërkon dhe e pyet për shokët, pasi nuk e di ende se kanë ndërruar jetë.
Po ashtu Meslani thotë se kujton momentin që makina i ka marrë përpara.
Intervista
-Ju uroj shërim sa më të shpejtë të djalit dhe shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë. Ngushëllime për rastin tjetër! Në çfarë gjendje është?
Meslani: Djali tani është jashtë rrezikut për jetën, jemi në mes të një ndërhyrjeje.
-Do bëhet në Shqipëri?
Meslani: Do bëhet këtu te Trauma.
-Çdo gjë është në rregull në spital, vëmendja, kujdesi?
Meslani: Vëmendja është në rregull, po unë kam edhe dy fëmijë të tjerë te shtëpia, kanë nevojë për psikolog.
-Nuk ju kanë çuar psikologë fare për të qetësuar familjen?
Meslani: Jo fare absolutisht!
-Si është gjendja në familje?
Meslani: Super e rënduar?
-A të tha djali në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja?
Meslani: Vetëm dicka më ka thënë, kërkon shokët e vet dhe thotë erdhi makina me shpejtësi, na mori përpara!
-Ju nuk i keni thënë gjë?
Meslani: Jo, jo! Edhe këtu kemi një psikologe private.
Për shoferin e dehur që përplasi fëmijët, Meslani tha se e njihte dhe se e ka denoncuar disa herë për shpejtësinë e tejkaluar.
“Të marrin telefonin ta shohin. Jo vetëm unë, por gjithë lagjia. Vinte një patrullë kalonte, e shihte të parkuar dhe ikte”, rrëfeu ai.
“Jemi shumë të tronditur”, përfundoi ai me lot në sy















