Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Euro 2020/ Lojtarët që tërhoqën vëmendjen e menaxherëve

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Totila Kotorri/ Tirana Today

Europiani i futbollit ka mbërritur në fazën çerekfinale dhe deri tani skuadrat kanë luajtur midis 3 dhe 4 ndeshjeve secila. Ka pasur shumë lojtarë që kanë bërë ndeshje të mira dhe që janë në garë për çmimin “Lojtari i turneut”. Deri më tani kompanitë angleze të basteve kuotonin Paul Pogbanë e Francës së eleminuar, si favoritin kryesor, por deri në finalen e 11 korrikut me siguri shumë gjëra do të kenë ndodhur.

Por çdo europian apo botëror e turbullon merkaton e verës me emrat e panjohur që sjell, si p.sh Mandzukiç (Euro 2012), James Rodriguez, Navas, Bravo, Ospina (Botërori 2014), Pavard (Botërori 2018) dhe lista mund të vijojë pafundësisht.

Në Euro 2020, pasi janë luajtur 44 ndeshje nga 51, hedhim një vështrim mbi emrat e parë që mund të gjenë skuadër “big” këtë verë.

Denzel Dumfries

Holanda doli në mënyrë surprizë nga Euro 2020 pasi Rep. Çeke i futi shkelmin në 1/8-at, por Dumfries i bëri vetes një reklamë shumë të mirë këtë verë. Kapiteni i PSV-së shënoi 2 herë, asistoi dhe fitoi dhe një penallti në ndeshjen me Austrinë që çoi në zhbllokimin e rezultatit. Fitoi dy herë në grupe çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Dumfries duket se u përshtat në mënyrë të shkëlqyer me skemën 3-5-2 që përdori De Boer duke i dhënë fushë veprimi mbrojtësit të 5-të.

Holandezi mund t’i shërbente shumë mirë Interit të Inzagit që po kërkon një mbrojtës të djathtë që luan me 3-5-2 pas largimit të Hakimit.

(Për më shumë informacion mbi Denzel Dumries kliko këtu)

Alexandre Isak

Vetëm 21 vjeç, 1.92 i gjatë,Isak, suedezi me ngjyrë që luan për Sociedadin ka bërë një europian të mirë. Zuri një vend në majën e formacionit nordik, pikërisht aty ku supozohej dhe ishte projektuar të luante i rikthyeri Zlatan, por fati e solli që Isak të binte në sy. Barazimi 0-0 me Spanjën në ndeshjen e parë ishte një goditje për spanjollët por një ndeshje e mirë për Suedinë ku dhe Isak u spikat aq sa mediat e lidhën menjëherë me Liverpulin. Teknika, driblimi, nisja nga vendi dhe altruizmi janë karakteristikat kryesore të tij. Isak ka asistuar dy gola dhe nuk arriti të shënonte vetë asnjë, por pikërisht sepse markohej nga dy lojtarë në mënyrë konstante, krijoi hapsira për të tjerët që të shënonin dhe Suedia e mbylli e para grupin.

Suedezi do të ishte një lojtar i përshtatshëm për një si Jurgen Klopp pasi ka të njëjtat karakteristika si Firmino, dhe një rinisje nga vendi që i përngjet asaj të Sadio Manesë.

Manuel Locatelli

OK, Locatelli nuk është një emër aq i panjohur sa të presë një europian që të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha, përkundrazi Juventusi e donte që para se të niste me lojërat e mira në grupet e Euro 2020. Por Locatelli në këtë europian ka nxjerrë në pah versionin e tij më të mirë. Ish-Milan, ai shkoi pas në nivel për të luajtur me Sasuolon pasi nuk kënaqi me ngjyrat kuq e zi. Megjithatë 2 gola dhe një saktësi pasimi afro 92% janë shifra që do ti kishte zili çdo “mediano” në futboll.

Mediat italiane e lidhin me shifrën 40 milion pasi Juventusi e do me çdo kusht. Ndoshta tani që De Zerbi u largua nga Sasuolo, largohet dhe ai. Locatelli është 23 vjeç dhe ka të ardhmen përpara.

(Për më shumë informacion mbi Manuel Locatellin kliko këtu)

Roman Yaremchuk

25 vjeçari ukrainas luan për Gentin në Belgjikë dhe shumë pak mund ta kishin parë në fushë para këtij europiani, por Yaremchuk do të luajë çerekfinalet e Euro 2020, arritje që kombëtarja e tij e bën për herë të parë. Romani ka shënuar 2 dhe asistuar 1 gol tjetër (pjesëmarrje në 50% të golave që ka shënuar Ukraina) dhe së bashku me Yarmolenkon po kthehet në kërcënim për çdo kombëtare. Anglia e ka rradhën dhe një tjetër paraqitje me gol me shumë mundësi do ta dërgonte në Premier Ligë. Pykë, 1.91 i gjatë, pritet merkato dhe për të pas europianit.

 

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Detajet/ Si u kap efektivi me kokai*ë në makinë, po lëvizte me një të dënuar

Detajet/ Si u kap efektivi me kokai*ë në makinë, po lëvizte me një të dënuar

Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për makinat Volvo XC40, XC60

Credins Bank lançon ofertën më të re leasing për makinat Volvo XC40, XC60

E ëma i dha mbidozë ibuprofeni, i mituri me helikopter drejt Traumës

E ëma i dha mbidozë ibuprofeni, i mituri me helikopter drejt Traumës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com