Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet pa zgjidhje të 25 prillit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Sondazhi/Ja rezultati nëse votohet sot në Shqipëri

Gjergj Buxhuku

(Marrë nga panorama.al)

Shqipëria ka nevojë për ndryshim qeverisje dhe jo thjesht ndërrim pushteti. Por, edhe pa ndërrim pushteti nuk mund të shpresohet ndryshim qeverisje. Ndërrim pushteti dhe ndryshim qeverisje njëkohësisht dhe menjëherë, zgjedhjet e 25 prillit e kanë të pamundur të prodhojnë. Ai do të jetë një proces, që vetëm fillon atë ditë dhe do të zgjasi të paktën 2 vite.

25 prilli nuk prodhon dot zgjidhjen e kërkuar dhe të pretenduar sepse, nuk përballemi vetëm me krizë politike. Nëse, do të ishte vetëm politike si dhe nëse, ndryshoret e interesave ndërkombëtare si përcaktuese të ekuacioneve zgjedhore shqiptare do të ishin të njejtat sikurse në 30 vitet e fundit, përfundimi do të ishte i thjeshtë. Pushteti pa mëdyshje do të ndërronte ngjyrë politike në 25 prill. Së pari, bilanci ekonomik i qeverisjes është pak të emërtohet i dobët. Së dyti, ndryshimi i pushtetit në më e shumta cdo 8 vjet, rregull i pashkruar themelor nga partnerët ndërkombëtarë, ka shërbyer si fasada demokratike e një shteti mjaft larg të qënit i tillë. Së treti, se sipas filozofisë Konfuciane edhe kur nuk ka shpresë për përmirësim thelbësor ”turbullo, se dicka do kthjellohet”.

Por, në 25 prill nuk jemi në rastin e mësipërm. Jemi në kushtet e krizës së përgjithshme dhe shkërmoqjes zinxhir të sistemit tërësor 30 vjecar të shtetit.

Politikat ekonomike, gjithmonë e më shumë të mbështetura në korrupsionin “state capture/kapjen e shtetit”/ të shpërdorimit të pasurive dhe parave publike me PPP, koncesione, tendera pa arsyetim efektiviteti dhe pa garë, të pranisë së monopoleve dhe mungesës së konkurencës, të rritjes anemike, të borxhit publik sot në kufijtë e 100% të PBB, kanë prodhuar një model tregu të dështuar. Model ekonomik, që sikurse 30 vite më parë, mbështetet ende në sektorë te pazhvilluar teknologjikisht, në shfrytëzimin shkatërrimtar të mjedisit dhe lëndëve të para natyrore, të krahut të lirë punës dhe vlerës të shtuar tepër të ulët, të pamjaftueshme për të rritur mirëqënien dhe për të ndalur largimin e frikshëm të shqiptarëve jashtë vendit. Sistem ekonomik, që  paradoksialisht, nëse rrëzohet, të parët do të shtypi nën vete bizneset klientë më të mëdhenj të pushtetit .

Pasojat e varësisë në shtim nga monopolet dhe flukset e parave joligjore me burime nga ekonomia “gri”, parajsat fiskale dhe deri te organizatat kriminale vendore dhe të huaja, tashmë prekin hapur dhe ashpër politikën, institucionet në nivel qëndror dhe vendor, drejtësinë, biznesin, median. Në hapsira të gjera të vendit, ekonomisë dhe biznesit nëntoka është Zot i vërtetë i vendimarrjes. Bashkpunimi deri në shkrirje e politikës me nëntokën, rrezikon të shkojë deri në kufij të tillë, që përcaktojnë vetë qëndrueshmërinë në dukje të shtetit me kujtimet e frikshme te 1997. Jo vetëm kaq. Rrezikohet të preki deri në aleancat gjeostrategjike të vendit!

Largimi masiv i pjesës më të re dhe aktive të shqiptarëve, frikësimi dhe blerja lirë e varfërisë, propaganda ndërthurur me votuesit ideologjikë pasojë e “shplarjes së trurit”enverist, kapja e plotë edhe e pushtetit vendor nga partia qeverisëse, prekin ndjeshëm cilësinë dhe drejtësinë e procesit zgjedhor. Shqipëria sot është më shumë se kurrë në pamundësinë objektive jo vetëm për ndryshime të shpejta cilësore, por deri edhe ndërrim pushteti formal, pasojë e kurthit të numrave të vegjël të qytetarëve/zgjedhës vërtetë të lirë dhe të përgjegjshëm të shoqërisë.

Pa kontrollin dhe trysninë e partnerëve ndërkombëtarë Shqipëria, por jo e vetme në Rajon, lehtësisht mund të shkojë drejt rrënimit të plotë edhe të fasadës demokratike së sotme.

Fatmirësisht, shenjat janë, që partnerët tanë strategjikë kanë të tjera plane për ne. Ata e kanë kuptuar, se duhet të jenë brenda shtëpisë  tonë  për të drejtuar dhe ndjekur nga afër ndërtimin e saj, pa e rrënuar atë dhe duke ruajtur pamjen e jashtëme demokratike.  Fjala e dhënë nga zotërit e rradhës të politikës së shtëpisë  së  shqiptarëve nuk është më e besueshme pas 30 vitesh provë. Përkundrazi. Pasurimi i pakontrolluar i korrupsionit i ka bërë më pak të kontrollueshëm edhe në cështje të mprehta gjeostrategjike, që kanë qenë “taboo”. Kjo përvec mosplotësimit në vazhdimësi ose dhe më keq të bërit gabim të detyrave të shtëpisë.

Mesa duket Shqipëria në 25 prill do ti nënshtrohet ushtrimit të detyruar ndërkombëtar, që do të mund të cojë drejt fillimit të njëkohshëm të ndërrimit të pushtetit dhe mënyrës së qeverisjes. Do jetë vetëm fillimi i procesit jo më shumë. Është pjesë e domosdoshme e zgjidhjes së cështjes shqiptare në Rajon. Kosova sapo e kaloi ushtrimin e rradhës. Edhe atje ndikimi ndërkombëtar ishte përcaktues.

Krijimi pas 25 prillit i një qeverisje teknike në vëzhgim të rreptë ndërkombëtar, thellimi i Reformës në Drejtësi dhe përdorimi i saj si mjeti i kontrollit,  ndërprerja e politikave ekonomike në kundërshtim me interesat publike, shkëputja e lidhjeve të politikës me nëntokën dhe kryerja e zgjedhjeve të shpejta vendore, mund të hapin rrugën, që brenda 2 vitësh Shqipëria të kalojë në zgjedhje të përgjithshme politike thelbësisht cilësore. Zgjedhje, nga ku mund të shpresohet, se do të prodhojnë njëkohësisht edhe ndërrim pushteti, edhe ndryshim cilësor të qeverisjes.

Të pamundura të ndodhin në 25 prill, por fillimi i ndryshimit do duhet të nisi atë ditë!

Tags: gjergj buxhukushqiperiazgjedhje

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Pamjet nga sheshi ‘Skënderbej’ / Gati festa e socialistëve

Pamjet nga sheshi 'Skënderbej' / Gati festa e socialistëve

Celibashi: Pjesmarrja në zgjedhje 45.72%, PS fiton 74 mandate ndërsa PD 59

Celibashi: Pjesmarrja në zgjedhje 45.72%, PS fiton 74 mandate ndërsa PD 59

PD humbi zgjedhjet/ Anëtari i kryesisë kërkon dorëheqjen e Bashës

PD humbi zgjedhjet/ Anëtari i kryesisë kërkon dorëheqjen e Bashës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com