Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

88-vjeçarja i lë shtëpinë në këmbim të përkujdesjes, kujdestarja i merr banesën

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
88-vjeçarja i lë shtëpinë në këmbim të përkujdesjes, kujdestarja i merr banesën

Një 88-vjeçare nga fshati Mborje i Korçës është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për një vendim të padrejtë gjyqësor.

Zonja Nasta Tore kishte nënshkruar një marrëveshje noteriale me një banore të fshatit Mborje, ku palët binin dakord se gruaja do t’i shërbente dhe pas vdekjes, 88-vjeçare do t’i linte shtëpinë në pronësi në këmbim të kujdesit të treguar.

Por e motra e Nastës, Donika, tregon se kur banorja Kozeta Kala u fut në shtëpi si kujdestare bashkë me fëmijët e saj, nuk e trajtuan mirë 88-vjeçaren, duke e lënë pa kujdes e pa ushqim, derisa e moshuara u detyrua të largohej nga shtëpia. Ajo donte që të zgjidhte kontratën për mospërmbushje të kushteve siç ishte rënë dakord, por kujdestarja nuk pranoi.

Në këto kushte iu drejtua gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo për të zgjidhur kontratën. Gjyqtarja jo vetëm që e rrëzoi kërkesë-padinë duke i dhënë të drejtë kujdestares Kozeta Kala, por nuk ka zbardhur as vendimin prej më shumë se një muaji, kur duhet ta bënte brenda 20 ditësh.

“Unë jam Donika, jam motra e Nastës. Ne si plakë që e kishim 88 vjeç, vendosëm që t’i vendosnim një njeri për shërbim. Vendosëm Kozeta Kalon, një grua që jetonte në Mborje, edhe do t’i përgjigje motrës për ushqim, strehim edhe veshmbathje. Edhe shkuam te noteri. Te noteri bëmë një kontratë. Në këmbim ajo do merrte shtëpinë e motrës tonë. Pasi u bë kjo kontratë pastaj, Kozeta hyri në shtëpi të motrës tonë, ajo filloi të mos kujdesej më as për ushqim, as për veshmbathje, edhe për strehim. E torturonte shumë. Nga torturat që i bënte që e linte pa ngrënë, edhe për veshmbathje, nuk ju përgjigj, edhe motra iku. Pasi iku motra nga shtëpia, Kozeta nuk pranoi që të prishej kontrata që kishin lidhur të dyja. Ju drejtuam gjykatës me gjyqtare Ariola Kristo, zhvilluam goxha seanca, edhe në përfundim gjyqtarja Ariola Kristo na thotë që shtëpia nuk i takon Nasta Tores, ia dha Kozetës. Gjyqi ka mbaruar në 22 Prill, vendimin na thanë pas 20 ditëve do vij ta kërkoj Nasta Tore. Kjo shkonte, gjer më sot vendimi nuk është zbardhur. Po bëjmë 1 muaj e 4 ditë. Zonja është kthyer në shtëpinë e saj, pas 1 muaji policia nxorri atë gruan që do t’i shërbente dhe u kthye motra ime. Kërkojmë që të na zgjidhet ajo kontrata dhe të na zbardhet vendimi i gjyqit që s’po na i japin”, thotë motra e 88-vjeçares Nasta Tore.

Motra e 88-vjeçares ka shkuar në Gjykatën e Korçës për të pyetur lidhur me vendimin e gjykatës që nuk është zbardhur ende. Sekretarja e gjykatës i thotë se duhet të paraqiten herë pas herë nga fshati Mborje në Korçë!

Sekretarja: Hajdeni herë pas here, që ta shikoni dhe ta firmosni, por ai vendim është rrëzuar dhe plaka ka të drejtë të bëjë ankim.

Denoncuesja: Gjyqi ka mbaruar në 22 Prill.

Sekretarja: Po, të drejtë ke! Unë vajta i thashë gjyqtares, “Kam padi shumë, s’kam qenë në punë, do ta bëj. Do ta sqarosh palën kshu, -tha. E drejta e ankimimit nuk i ka ikur. I ikën në momentin, që do verë vendimi në shtëpi. Unë kam shkuar përditë tek gjyqtarja për këtë arsye.

Gazetarja e emisionit Stop, Viola Lito shkoi në ambientet e Gjykatës së Korçës dhe kërkoi takim me gjyqtaren e çështjes për ta pyetur përse nuk ka zbardhur vendimin e arsyetuar, sikurse e përcakton legjislacioni. Por, Kancelarja e Gjykatës së Korçës i tha gazetares së Stop se gjyqtarja Ariola Kristo nuk pranon që të takojë gazetarë dhe qytetarë.

Gazetarja: Dua të komunikoj unë me të!

Kancelarja: Kush jeni ju?

Gazetarja: Viola Lito, gazetare e emisionit Stop, në Tv Klan.

Kancelarja: Gjyqtarja e çështjes Ariola Kristo, nuk ka takim me asnjë. Kaq! Shkurt!

Gazetarja: Po mirë mua që nuk më pret, po qytetarët pse nuk i pret?

Kancelarja: Nuk e ka zyrë pritje gjyqtarja.

Gazetarja: Qytetares, së cilës nuk i ka zbardhur vendimin!

Kancelarja: Ka të drejtën e saj ajo!

Gazetarja: Ka të drejtën të zbardhi vendimin brenda 20 ditësh, pastaj ka të drejtën e saj të mos t’i presi.

Kancelarja: Sigurisht ajo nuk e ka..

Gazetarja: Nuk e ka sallë pritje? Po si gjyqtare duhet ta zbardhi vendimin?

Kancelarja:Po e ka të drejtën e saj.

Gazetarja: Po pse s’ia ka zbardh pra? Nuk e paska për detyrë atë. Këtë e ka për detyrë ta bëjë?

Kancelarja: Nuk pres asnjë me zonjë,-tha. As popull, as gazetarë, asnjë. Është e drejtë e saj./tvklan.al

Tags: 88-vjecarjakujdestarjapërkujdesjeshtepi

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post

Vdekja misterioze e 23-vjeçares/ Qyno: Po hetohet si vrasje, ja arsyet

SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna

Pas Berishës, DASH shpall ''non grata'' 5 zyrtarë në Bullgari

Eksperti: Evgjeninë e kanë vrarë, u bë pjesë e një rituali

Eksperti: Evgjeninë e kanë vrarë, u bë pjesë e një rituali

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com