Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
8.3 miliard dollarë për të luftuar COVID-19

Senati amerikan pritet të miratojë të enjten (sot) projektligjin emergjent për 8.3 miliardë dollarë për të luftuar virusin COVID-19, ndërsa pritet nënshkrimi i menjëhershëm në ligj nga Presidenti Donald Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi të mërkurën projektligjin në fjalë.

Fondi i emergjencës vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po njoftojnë viktimën e 11 të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, një burrë i moshuar pranë Sakramentos në Kaliforni.

Rasti i vdekjes në Kaliforni bëri që guvernatori Gavin Newsom të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme në atë shtet si rezultat i mundësisë së përhapjes së virusit.

Vdekja e fundit u njoftua vetëm disa orë pasi ndërroi jetë personi i dhjetë nga koronavirusi në shtetin Uashington, ku kanë ndodhur të gjitha rastet e vdekjeve deri tani. Jeff Dunchin është zyrtar i shëndetësisë në kontenë King në Siatëll të shtetit Uashington.

“E kuptojmë stresin që sjell kjo situatë kaq e pasigurt. Ka shumë gjëra që janë të panjohura për ne dhe nuk i kuptojmë për këtë virus. Se si po shpërndahet, efektet që shkakton sëmundja dhe si transmetohet. Por po bëjmë më të mirën për të ofruar këshilla për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e komunitetit tonë dhe të personelit mjekësor që po kujdesen për pjesëtarët e komunitetit tonë”.

Shumë prej viktimave ishin të moshuar dhe jetonin në azilin e pleqve.

Ekspertë të shëndetësisë thonë se të moshuarit janë kryesisht më të rrezikuarit. Shteti i Uashingtonit dhe ai i Floridës po ashtu kanë deklaruar gjendjen e emergjencës si rezultat i virusit.

Sipas njoftimeve të një dite më parë nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve CDC, në Shtetet e Bashkuara raportohet për 80 raste me të infektuar nga COVID-19 në 13 shtete.

CDC njofton se 24 raste janë të lidhura me udhëtimet ndërsa në 16 raste virusi është transmetuar nga një person tek tjetri.

Italia, vendi i goditur më rëndë në Evropë ka mbyllur shkollat dhe universitetet në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet në Zvicër thonë se një grua 74 vjeçare, e infektuar nga virusi ka ndërruar jetë, duke u bërë rasti i parë i konfirmuar i vdekjes në atë vend. Deri mesditën e së mërkurës, Zvicra kishte 58 raste të konfirmuara të individëve të infektuar.

Kryeministri japonez Shinzo Abe thotë se vendi i tij do të vërë në karantinë 14 ditore të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut, ndërsa ai vend konfirmon për mbi 1 mijë raste të infektuarish. /VOA

Tags: coronavirusdollarëluftonVirus

TË LIDHURA

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

22:51 | 19/03/2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia
Bota

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.
Bota

Presidenti i Libanit kërkon armëpushim dhe negociata me Izraelin.

21:45 | 19/03/2026
Next Post
“Bëri diçka që më vjen zor ta them”, 50-vjeçarja: U fejova me mblesëri

"Bëri diçka që më vjen zor ta them", 50-vjeçarja: U fejova me mblesëri

Konfirmohen viktimat e para nga koronavirusi në Irak

Konfirmohen viktimat e para nga koronavirusi në Irak

Bilanci i energjisë në 2019/ Importet gati u dyfishuan, prodhimi ra me 39.1%

Bilanci i energjisë në 2019/ Importet gati u dyfishuan, prodhimi ra me 39.1%







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

Arkeologët në Finiq: Epiri në lashtësi, rajon i botës greke

18:09 | 16/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com