Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka planifikuar që nesër të shkatërrojë me shpërthim një objekt 40 m të lartë që ndodhet në Fushë-Arrëz.
Objekti i ndërtuar para viteve ‘90, për shkak të amortizimit paraqet rrezikshmëri. IKMT për realizimin e shpërthimit ka hapur në trupin e objektit 100 furnela (vrima), dhe do të përdorë rreth 7 kilogramë eksploziv.