Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit Erion Braçe, i cili bënte me dije se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak. Po sipas tij, me këtë bilanc llogaritt 131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018.
Në kundërpërgjigje, Rama ngre pyetjen se ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.
“Shqipëria meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët. Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.
Më thoni ku ikët? Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit, ne na dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat. Si janë regjistruar miliona lopë që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”, tha Rama.