Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish sot ngjarjes së rëndë të para dy ditëve në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës në shkollën e Shupenzës.
Kështu, deputeti demokrat ka publikuar dy mesazhe nga dy qytetarë, të cilët i kanë dhënë detaje Berishës mbi incidentin në Bulqizë.
Në njërin prej mesazheve thuhet se shkaku i këtij incidenti ishte mosvendosja mirë e kaldajave, ndërsa shtohet se një mësues 43 vjeç është ende në rrezik për jetën.
Në mesazhin tjetër, një qytetar shkruan se kaldajat në shkollën e Shupenzës janë vendosur nga kryetari i Partisë Socialiste, Lefter Alla.
Denoncimi i Berishës:
Qytetaret dixhital informojne:
Mesuesi i helmuar ne Shupenze eshte ne gjendje te rende dhe se Kaldajen ne shkolle e vendosi kryetari i Partise kanabiste! sb
“Mgjesi Pro Dr Sali Berisha. Para dy ditesh u helmuan 60 nxenes ne shkollen e shupences per mos funksionimi i kaldajave nuk ka qene gaz po ka qene tym sepse kur kane vendosur kaldajat nuk i kane vendosur tamam Mesuesi 43 vjec eshte ne gjendje kritike per jeten. Pa verefikuar mire asnje nxenes mos shkoje ne shkolle. Me rrespekt…”
“Pershendetje zoti Berisha!
Dua tju bej me dijeni se kaldajat ne shkollen e shupenzes i ka vendosur kryetari i ps Lefter Alla.”