Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“550 euro nata në Sarandë”/ Rama: Skemat e mashtrimit do të goditen

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“550 euro nata në Sarandë”/ Rama: Skemat e mashtrimit do të goditen

Kryeministri Edi Rama, në takimin që mbajti sot me drejtues të administratës Tatimore, foli me tona të ashpra, teksa dha alarmin se abuzimet që vijojnë të bëjnë turizmi, cigaret, karburantet dhe ndërtimet, ndikojnë direkt në të ardhurat tatimore.

Rama përdori një rast konkret ilustrues duke thënë se apartamentet në Sarandë shkojnë deri në 550 euro nata por që nuk derdhin asnjë kontribut në Tatime.

“Si mundet që karburantet, cigaret, akciza për pijet alkoolike e ndërtim, të mos adresohen nga ky sistem administrativ, në mënyrë të koordinuar. Për të mos folur për turizmin, për shkak të sezonit. Kemi bërë një ulje drastike të TVSH së turizmit në 6%, në funksion të lehtësimit të sipërmarrjes dhe formalizimit të tregut, e para ka ndodhur, e dyta jo. Sërish mungon analiza e riskut.

Modeli është i qartë, moduli i riskut evidenton 6100 subjekte me risk të lartë, nga të cilët 270 janë subjekte akcize, 453 figurojnë subjekte ndërtimi, ndërkohë që fokusi kryesor mungon. Pse? 1574 subjekte vetëm në vijën bregdetare janë të regjistruara në ‘Booking’, por a janë të gjithë deklarues në tatime? Çfarë do me thënë të dihet shifra nga ‘Booking’ dhe të mos dihet nga këta? Çorganizim dhe anarki.

Në Sarandë ka apartamente që reklamojnë çmime deri në 550 euro nata dhe dalin edhe të rezervuara në website, gjë që është fantastike për turizmin, sepse flet për rritje në zhvillimin e turizmin. Por, si mundet që për këto apartamente të mos ketë kontribute në tatime. Cigaret e karburantet kërkojnë një adresim të integruar, shkëmbim të dhënash, ndjekja e zinxhirit në çdo hallkë. Ato përbëjnë rreth 40% të të ardhurave të doganës dhe çdo rrjedhje aty ka impakt negativ të drejtpërdrejtë. Skemat e mashtrimit me TVSH te ndërtimi janë zbuluar e goditur, por vazhdojnë akoma, pra nuk janë eliminuar”, deklaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për Hetimin Tatimor, të cilin e kritikoi ashpër teksa shprehet se ajo më shumë bën dëm se sa sjell rezultat.

“Hetimi tatimor, i kemi identifikuar para një viti si një hallkë problematike për biznesin, për qytetarin dhe shtetin. Hetimi Tatimor nuk mund të jetë një trup paramilitare inspektimesh për inspektim. Ai duhet të jetë shërbimi inteligjent i Tatimeve, duhet të jetë syri që sheh aty ku të tjerët nuk shohin, veshi që dëgjon aty ku tjerët nuk dëgjojnë dhe iniciuesi i goditjeve mbi bazë pune inteligjente, jo trupa që turret nëpër dyer sipërmarrjesh dhe që më shumë bën dëm, se sa sjell rezultat.

Kam besim që drejtuesja e re, së bashku me ekipin drejtues, nën monitorimin e Braçes, i kanë të gjitha mundësitë për të bërë sukses. Suksesi kërkon sakrificë, jo në kuptimin e ndonjë heroizmi, por në kuptimin e angazhimit të çdo individi e strukture me fokus objektivin”, tha kryeministri.

Tags: 550 euroedi ramaHetimi Tatimorsaranda

TË LIDHURA

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…
Aktualitet

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter
Aktualitet

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla
Aktualitet

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
Next Post
Vrau shokun për 30 mijë euro, Gjykata jep vendimin për të ‘rrezikshmin’ e Shkodrës

Vrau shokun për 30 mijë euro, Gjykata jep vendimin për të 'rrezikshmin' e Shkodrës

Shtyhet sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit, ja arsyeja

Shtyhet sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit, ja arsyeja

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, ka persona të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në zonën e ish-Bllokut, ka persona të plagosur







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur
Bota

Autobusi bie në humnerë në Nepal, 19 të vdekur

by mirseda
12:13 | 23/02/2026
0

Autoritetet në Nepal bënë me dije se një aksident tragjik, ku një autobus ra në humnerë, bëri...

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

Rama nxjerr foto nga helikopteri: Rrëshqitje dherash ndodhin kudo, duhet ligësi që…

12:00 | 23/02/2026
Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

Rama pritet të mbërrijë sot në Korçë, Berisha: E gjeti zgjidhjen! “Fluturon” me helikopter

11:45 | 23/02/2026
Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

Shembjet në Dragostunjë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike, pritet të çmontohet shtylla

11:35 | 23/02/2026
“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

“Mbledhja të bëhet me dyer të hapura”, debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’,

11:21 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com