Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

521 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi në BE nga viti 2002 

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
521 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi në BE nga viti 2002 

Rreth 40.5 mijë shqiptarë morën nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pjesa më e madhe e të cilëve në Itali (70%). Ata u renditën të tretët, pas marokenëve e sirianëve.

Që nga viti 2002, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 521 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë. Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë, duke u ulur gradualisht vitet e mëpasshme (shiko grafikun në fund).

Nënshtetësitë e dhëna nga BE 

Eurostat bëri të ditur se në total, në vitin 2020, 729 000 persona morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së ku ata jetonin, një rritje prej 3% nga 706 400 në 2019. Kjo tendencë ishte kryesisht për shkak të rritjeve të regjistruara në Spanjë (+27 300 shtetësi spanjolle të dhëna se në 2019-ën), ndjekur nga Holanda (+21 800), Suedia (+16 000) dhe Portugalia (+11 000).

Në të kundërt, uljet më të mëdha në terma absolutë u vunë re në Francë (-23 300 shtetësi franceze të dhëna krahasuar me 2019), e ndjekur nga Gjermania (-20 800), Belgjika (-6 700) dhe Rumania (-4 000).

Ashtu si në vitin 2019, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2020 ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar të BE-së ose pa shtetësi. Ish shtetasit e një shteti tjetër anëtar të BE-së përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të shtetësive të fituara.

Marokenët, sirianët dhe shqiptarët janë marrësit kryesorë të shtetësisë 

Sipas Eurostat, në vitin 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e shtetasve të rinj të BE-së (68 900 persona, nga të cilët 86% fituan nënshtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), përpara sirianëve (50 200, 49% fituan nënshtetësinë e Suedisë), shqiptarët (40.500, ku 70% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë), rumunët (28 700, 40% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë), brazilianët (24 100, 72% kanë marrë nënshtetësinë e Italisë ose Portugalisë), turqit (23 700, 49% kanë marrë nënshtetësinë gjermane), ukrainasit (18 100, 48% kanë marrë nënshtetësinë e Polonisë, Gjermanisë ose Italisë), indianët (16 400, 34% kanë fituar nënshtetësinë e Italisë), pakistanezët (16 000, 35% kanë fituar shtetësinë e Italisë) dhe britanikët (16 000, 60% shtetësia e fituar e Gjermanisë, Francës ose Suedisë). /Monitor

Tags: benënshtetësi

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
Sfidat e ushqimit, paniku po dëmton më shumë se l*fta

Sfidat e ushqimit, paniku po dëmton më shumë se l*fta

“Marshojmë drejt Kryeministrisë!”, sot sërish protestë

“Marshojmë drejt Kryeministrisë!”, sot sërish protestë

Ulen lehtë temperaturat, si do të jetë parashikimi i motit për sot

E shtuna me diell, temperatura deri në 14°C







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com