Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

5 vatra zjarri aktive në vend, ja qarqet ku janë shfaqur

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 5 vatra zjarri në pyje e kullota, në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Tiranë

Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Është riaktivizuar zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe pyll ahu në Malin Babje, Njësia Administrative Qendër, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë, të cilët për shkak të terrenit të vështirë kanë punuar me mjete rrethanore dhe më pas kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa drurë ahu.  

Qarku Vlorë

Në Pyllin e Sodës, pranë Petroliferës, në bashkinë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me të gjithë personelin dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Jane dërguar gjithashtu 30 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Në ndihmë ka shkuar edhe një ekip zjarrfikës nga MZSH Lushnjë, të cilët kanë ndihmuar zjarrfikësit e shërbimit vendor të MZSH Vlorë për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa pisha.

Në fshatin Tërbaç të bashkisë Vlorë, ka rënë zjarr në vendin e quajtur Maja e Qorres. Shërbimi i MZSH Vlorë e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Zjarri i favorizuar dhe nga era ka dalë nga krahu tjetër i malit në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë, bashkia Orikum. Një helikopter është angazhuar në operacion për shuarjen e zjarrit.

Qarku Gjirokastër

Në fshatin Suk, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me lisa. Shërbimi i MZSH Këlcyrë së bashku me banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe disa lisa.

Tags: 5 vatra zjarriECQarqetzjarr

TË LIDHURA

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026
Next Post

Kokëdhima: Ja përse Europa e mbështet kryeministrin tonë me tumane e atlete!

Lufta kundër kanabisit, Rama: Kemi emrat e feudëve

900£ për tokën "e premtuar", ja si po ikin shqiptarët në Angli me fluturim të klasit të parë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

by mirseda
20:21 | 04/06/2026
0

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit...

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

19:44 | 04/06/2026

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com