Një 43-vjeçar është gjetur pa jetë në mjetin e tij, në Shkodër. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., është gjetur i vdekur në mjetin tip Benz”, me targa AA 794 MK.
“Rreth orës 17:15, në vendin e quajtur në fshatin Dobraç, në rrugën e Pompave, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 43-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, është gjendur i vdekur ne mjetin tip Benz me targa AA 794 MK” .
Në sajë të veprimeve të para hetimore, si dhe nga deklarimet e personave që ishin në vendngjarje, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar infarkt, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor po vijon punën, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.