Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

4 njerëzit që duan të shkundin prokurorinë

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
4 njerëzit që duan të shkundin prokurorinë

Avokatja e Popullit i ka dërguar Kuvendit katër emra, propozime nga shoqëria civile për vendin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në dëgjesën e mbajtur në institucionin e Avokatit të Popullit, kandidatët i pari i cili ka folur ka qenë Alfred Balla, më pas kanë folur kandidatët Andi Murataj dhe Entela Hoxha. Ndërsa Mimoza Qinami ka qenë kandidatja e parë e cila ka kaluar provën që në dëgjesën e parë. KLP është një nga hallkat që duhen plotësuar për institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidati i parë, Alfred Balla në seancën dëgjimore ka deklaruar se ka një eksperiencë 26-vjeçare si prokuror,  avokat dhe këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Në vitin 2009 Balla është zgjedhur anëtar i Komisionit të Konkurrencës. Ndër të tjera, Balla u shpreh se “duhet rikthyer besimi i qytetarëve te prokuroria, e cila sipas tij nuk duhet të flejë mbi dosje“. Gjithashtu ai tha se “po të bëhem anëtari KLP, pretendoj të bëhem edhe kryetar”.

Alfred Balla by Tirana Today on Scribd


Kandidati i dytë, Andi Murataj shpalos platformën e tij. Andi vjen nga Shoqëria Civile, avokat me një eksperiencë të gjatë. Po kështu ai është koordinator dhe menaxher projektesh, ekspert dhe avokat pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Sakaq Andi Muratej ka kryer edhe një sërë kursesh pas universitare. Ka punuar në inspektoratin e mbrojtjes së territorit, në Ministrinë e Drejtësisë. Murataj thekson: “Sistemi gjyqësor ka probleme. Ka mangësi transparence në institucionet e drejtësisë. Do jap kontributin që drejtësia të jetë model”. Dhe kandidatja e tretë për postin e KLP Entela Hoxha ka nisur të prezantojë eksperiencën e saj dhe platformën pë drejtimin e këtij institucioni.

Kandidaja e tretë, Entela Hoxha, juriste nga Shkodra është shprehur se “Krijimi i rasteve strategjike për tu bërë si shembull për të ardhmen që të ndryshohet perceptimi. Eksperienca me prokurorinë ka qenë si pedagoge.” Ajo ka deklaruar se “në fund zgjedhja e Kryeprokurorit do të jetë politike”. Hoxha vijon prej vitit 2002 punën si pedagoge në universiteti “Luigj Gurakuqi”, në Fakultetin e Drejtësisë. Hoxha ka firuar gradën shkencore “Doktor” në Universitetin e Tiranës.

Kandidatja e katërt, Mimoza Qinami ka qenë kandidatja e parë e cila ka kaluar provën që në dëgjesën e parë. Qinami ka përfunduar studimet universitare për drejtësi në vitet 1991-1994, dhe ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në profesion si juriste. Mimoza ka një profil të spikatur shoqëror, integritet të lartë moral dhe përgatitje të lartë profesionale në fushën e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut. Në kohën e kandidimit, ka qenë e  punësuar për të paktën 5 vjet, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme pa ndërprerje, në një organizatë të shoqërisë civile për fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose të drejtat e njeriut.

Tre kandidatëve të tjerë, përveç Alfred Ballës, nuk iu gjetën formularët e dekriminalizimit në internet. Të paktën jo të bërë publik. Tirana Today

Tags: CivilekandidatëveKLPProfilishoqërisë

TË LIDHURA

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

22:31 | 08/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Next Post
Procedura/ Si KLP do të zgjedhë pasardhësin e Arta Markut

Procedura/ Si KLP do të zgjedhë pasardhësin e Arta Markut

Konfirmon FIFA: Jemi duke shqyrtuar akuzën e Atletico Madrid

Konfirmon FIFA: Jemi duke shqyrtuar akuzën e Atletico Madrid

Kurti dhe Bujupi mbeten brenda

Kurti dhe Bujupi mbeten brenda







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com