Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

3500 punonjës në rrugë?/ARMO në faliment, Albpetrol drejt shkrirjes

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
3500 punonjës në rrugë?/ARMO në faliment, Albpetrol drejt shkrirjes

Sektori i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në Shqipëri vijon të këtë probleme, ndërsa kjo shoqërohet me pasoja ekonomike qoftë në buxhetin e shtetit, por edhe për naftëtarët të cilët kanë probleme në marrjen e pagave.

Pas dëmit të madh ekonomik të kompanisë ARMO, probleme janë hasur edhe në kompaninë shtetërore të prodhimit të naftës Albpetrol, e cila po punon të ristrukturimin e saj. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë masash do të merren për 2300 punonjësit e saj.

Ndërkohë Ministria e Energjetikës dhe Ekonomisë ka propozuar që rreth 1200 naftëtarë të trajtohen me asistencë, pasi problemet me ARMO-n janë shumë të mëdha. Edhe në takimin që patën më kryeministrin Rama, naftëtarët parashtruan kërkesën e tyre, ndërsa i kërkuan Ramës që të zgjidhet  problemi i tyre. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit u kërkoi naftëtarëve që të shpejtojnë procedurat për marrjen e statusit të naftëtarëve dhe të trajtohen me asistencë, deri në gjetjen e një rruge tjetër për zgjidhjen e këtij problemi.

Naftëtarët  kanë kundërshtuar këtë kërkesë, pasi sipas tyre, parat e asistencës nuk mjaftojnë për të mbajtur familjet e tyre. Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol,  në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania në faqen e saj të internetit. Ing. Kastriot Bejtaj, i cili momentalisht mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol sh.a., është emëruar administratori i ri i shoqërisë ndërsa drejtuesi i deri më tanishëm, Endri Puka, është larguar për t’u angazhuar në një tjetër detyrë.Sipas njoftimit, ky ndryshim është bërë në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a. Aktualisht, një grup ndërministror është ngritur me urdhër të Kryeministrit dhe po studion skenarët më të mirë për ristrukturimin e shoqërisë. Zoti Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin e Albpetrol sh.a si dhe do të udhëheqë të gjithë procesin e ristrukturimit në Albpetrol sh.a, thuhet në njoftim.

“Monitor” ka mësuar nga burime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës se skenarët janë që Albpetrol të mbetet vetëm në një njësi të vogël, e cila do të menaxhojë kontratat ekzistuese koncesionare me kompanitë private. Ndërsa pasuritë e tjera të Albpetrol do të privatizohen, apo do të jepen me koncesion. Synohet që ky proces të mbyllet deri në fund të këtij viti.

Albpetrol ka aktualisht 2300 punonjës. Vlerësohet që një pjesë e atyre që do të shkurtohen do të trajtohen me pagesa afatgjata, ndërsa një pjesë do të kalojnë tek kompanitë që do të merren në menaxhim nga privati.

Sipas burimeve zyrtare, Aktiviteti i shoqërisë Albpetrol sh.a është kryerja e Operacioneve Hidrokarbure në përputhje me Ligjin Nr-7746, date 28.08.1993 për Kërkimin , Zhvillimin, Prodhimin, Trajtimin, Transportin, Magazinimin dhe Shitjen e naftës Bruto, Gazit dhe rërave Bituminoze brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë .

Aktualisht Albpetrol menaxhon vetë vendburimet e Cakran-Mollaj; Gorisht-Kocul  dhe Amonice, Ballshi dhe një pjesë të fushave të kucovës. Kompania ka marrëveshje hidrokarbure me Bankers Petroleum Albania Ltd (që ka vendburimin më të madh të Patos-Marinez);  Transoilgroup sh.a.;  Phoenix Petroleum sh.a.;  Fin-Pek Petroleum sh.a.: Delvina Gas Company Ltd. Nga këto kompani Albpetrol merr sot një pjesë të prodhimit, si pagesë (royalty) dhe diskutimet janë që kjo pagesë të mos bëhet më në naftë, por në para cash.

Sipas bilancit të rishikuar të vitit 2016, Albpetrol ka përmirësuar ndjeshëm përfitueshmërinë. Fitimet nga aktiviteti në vitin 2016 arritën në rreth 1 miliardë lekë, si rrjedhojë e konjukturës më të favorshme të tregjeve ndërkombëtare, ku çmimi i naftës ishte në rritje. Në bilancin përfundimtar të miratuar së fundmi nga Këshilli Mbikëqyrës, fitimi total i deklaruar është 1.5 miliardë lekë, pas rishikimit të bilanceve të viteve paraardhës.

Tags: alpetrolarmofalimentpunonjësrrugeshkrirjes

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan
Aktualitet

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT
Politikë

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Next Post
Foto pikante/Gjithçka nga tubimi opozitar

Protesta/ Ish-ministri: Kërcënimet e policisë s’bënë punë, tani radha e...

Sherr masiv në autostradë, kosovarët bëjnë për spital shqiptarët

Sherr masiv në autostradë, kosovarët bëjnë për spital shqiptarët

Shkëlqen me Osijek, gjiganti kroat kërkon Eros Grezdën

Shkëlqen me Osijek, gjiganti kroat kërkon Eros Grezdën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com