Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“300 pacientë me hemofili në rrezik, QSUT i lë të vdesin”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“300 pacientë me hemofili në rrezik, QSUT i lë të vdesin”

300 pacientë me hemofili janë në rrezik, pasi në QSUT mungojnë faktorët që shërbejnë për mpiksjen e gjakut. Këtë lajm e ka përcjellë deputetja demokrate, Orjola Pampuri,  e cila ngriti alarmin përmes një deklarate për mediat, se 300 pacientëve me hemofili u rrezikohet jeta. Deputetja hedh akuza ndaj qeverisë, se shpërdorojnë fondet për luks, e jo për të sëmurët, të cilët luftojnë për jetën.

“Është rregull i qeverisë së Edi Ramës, se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria. Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofii, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut.

Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shërbejnë për mpiksjen e gjakut. Faktorët për pacientët me hemofili mungojnë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, ose vjen në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç  ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera.

Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve.

Akoma më mizore është sjellja e vetë ministres Ogerta Manastirliu, e cila injoron pa përgjigje me dhjetëra mesazhe telefonike, ku i kërkohet ndihmë nga të sëmurët me hemofili. Ata nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë, në 2 milion lekë. Nëse kjo qeveri nuk do të shpenzonte për luks, ilaçi për hemofilikët nuk do të mungonte asnjëherë.

Vetëm në 8 muaj, qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat e veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit. Këto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë.

Por kjo neglizhencë e qeverisë ndaj tyre, ka detyruar që shumë prej tyre të emigrojnë e të gjejnë në vendet ku kanë shtuar shërbimin, i cili u kishte munguar në vendin e tyre.

Politika e kësaj qeverie për të harxhuar, nga njëra anë, miliona euro për luks apo për të paguar miliona euro të tjera në vit konçesione të dështuara në shëndetësi dhe, nga ana tjetër, braktisja e të sëmurëve me hemofili, me kancer apo me sëmundje të tjera të rënda që kushtojnë, është një politikë çnjerëzore, e papranueshme!

Anullimi i koncesioneve korruptive, që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve, është prioritet kryesor për Partinë Demokratike”, përfundoi ajo.

Tags: hemofilipacientëtPD

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Gazetarët ikin nga frika? Rama: Faktet flasin vetë, mos e teproni!

Gazetarët ikin nga frika? Rama: Faktet flasin vetë, mos e teproni!

Vuçiç nuk ndal provokimet

Vuçiç nuk ndal provokimet

Shpërthen Vuçiç: Kurrë s’do e njohim Kosovën!

Shpërthen Vuçiç: Kurrë s’do e njohim Kosovën!







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com