E dini se cila është fotoja më e pëlqyer e të gjitha kohërave në Facebook? Përqafimi mes Barack Obama-s dhe bashkëshortes së tij, Michelle është fotoja me më shumë like.
Stafi i fushatës së ish-presidentit amerikan e ka postuar foton në rrjetet sociale në momentin e shpalljes së fitores së tij, në garën për mandatin e dytë presidencial.
Fotoja e shoqëruar me mesazhin “ edhe katër vite të tjera“, brenda natës kishte mbledhur mbi 3.2 milionë “Like” dhe është shpërndarë 400.000 herë.