Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

(27) Kiko flet për dobinë e përdorimit të avionit çarter…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çmimi i marrëzisë!

Nga: Lutfi Dervishi

Kiko u zgjua të shtunën i trembur nga një ëndërr që nuk e mbante mend mirë. E pa veten të bllokuar në trafik në ajër dhe sipër kokës tij po fluturonte një taksi.

Ndërkohë që po qëronte bananen e mëngjesit u kujtua se ëndrra kishte lidhje me debatin për lëvizjet me taksi ajrore të Kryeministrit.

Kiko u tromaks nga vërshimi kritikave ndaj KM për lëvizjet me avion dhe argumentin se ka shpenzuar shumë para.

Jo vetëm nuk janë shpenzuar para, por është kursyer, tha Kiko duke krruar kokën. Para se të paraqiste argumentat dhe shifrat për kursimin Kiko u fut në të thella.

Debatin për afro 400 fluturimet e KM me çarter Kiko e pa më shumë në planin filozofik dhe si dialog qytetërimesh në kohën që bota është jo vetëm në luftë, por gjendet në prag të Luftës së Tretë Botërore.

E sigurtë – tha Kiko Majmuni që do të dalë fjala e Ajshtanjit, që Luftën e IV Botërore do ta bëjmë me shkopa ne majmunët.

Kiko i mirëkuptonte njerëzit që kanë frikë nga lartësitë. Imagjino këta home sapiens rrëzohen edhe nga pemët, e kuptueshme të kenë fobi nga fluturimet. Mirëpo e kanë gabim se fluturimi është ëndrra e gjithë dy-këmbëshave.

Ndërsa arabët me përrallat e tyre flisnin për “qilimin fluturues”, perëndimorët me Leonardo da Vinçin imagjinonin një makinë fluturuese që kryeministri sot e quan taksi.

“Motorri është zemra e avionit, por pasagjeri është shpirti i tij” – tha mendueshëm Kiko, ndërkohë që po bluante argumentat pro udhëtimeve me çarter.

Argumenti numër 1: Shkurtimi i kohës së leksionit për sigurinë.

-3-4 minuta kursehen nga këshillat e bezdisshme të stuardesave, për rripin e sigurimit dhe për sigurinë në fluturim. Kulmi arrin kur të tregojnë se çfarë duhet të bësh në rast aksidenti. Kjo është jo vetëm humbje kohe – argumentoi Kiko, por ndjell edhe fatkeqësi. I pari vendit duhet të jetë gjithë kohën në gjendje të mirë shpirtërore dhe nuk lejohet që ai të bëhet ndjellësi i fatkeqësive.

E dyta, fluturimi me çarter i shërben jo vetëm vendit dhe shqiptarëve mosmirënjohës, por mbarë njerëzimit. Vetëm duke ndenjur lart e kupton që bota është e vogël dhe duhet të kujdesemi që të mos e shkatërrojmë planetin se nuk kemi vend tjetër për të jetuar. Kjo është arsyeja që KM e kalon kohën duke parë efektet e ngrohjes globale, luftës në Ukrainë dhe Jemen, trazirave në Afganistan, protestave në Iran dhe lëvizjes së refugjatëve në kufirin Meksikë – SHBA.

Për më tepër, udhëtimi me çarter, thekson Kiko, është konform nenit 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut- E drejta për privatësi. Në kushtet kur udhëton me avionët e linjës, njerëzit nuk të lenë rehat sepse duan autografë për librat e tyre, duan selfi për miqtë dhe familjarët, duan foto për instagramin, batuta për twitterin, mendime për facebook-un dhe video të shkurtra për tiktok. Me udhëtimet çarter kjo histori merr fund. Kursehet pafund kohë. Kohë që shkon në dobi të mbarë njerëzimit, dhe sigurisht edhe të shqiptarëve grindavec e mosmirënjohës.

Sot aeroportet janë bërë më keq se të hysh në Tiranë në mëngjes sa i përket trafikut dhe vonesave. Koha është flori dhe nuk bën që floririn ta shpërdorojmë sa nga një aeroport në tjetrën.

Sa i përket anës financiare, Kiko është i mendimit që kompania ajrore duhet të paguajë para për reklamën që i bëhet, në të kundërt çështja t’i kalojë arbitrazhit ndërkombëtar, ku Shqipëria ka një rekord pozitiv.

Ndërkohë, Kiko tërheq vëmendjen edhe për çështjen e parkimit të avionit në vende të sigurta. Better safe than sorry- tha Kiko në anglisht (më mire i sigurtë se të qash me ligje)

Kiko e mbylli argumentimin e përdorimit të çarterit dhe në kokë i erdhi një mendim që megjithë frikën që e zuri e shkoi me nxitim: ky vend ka avion për KM, por nuk ka avion për shuar zjarre…

Tags: charterLutfi Dervishirama

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Autori i sulmit ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit, përballet me akuza

Autori i sulmit ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit, përballet me akuza

Ish deputeti i njohur “braktis” biçikletën rozë, lëviz në Tiranë me mini-skuter (FOTO)

Ish deputeti i njohur "braktis" biçikletën rozë, lëviz në Tiranë me mini-skuter (FOTO)

L*fta e Tretë Botërore ka nisur, çfarë na pret tani

L*fta e Tretë Botërore ka nisur, çfarë na pret tani







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video
Aktualitet

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

by mirseda
10:44 | 07/01/2026
0

Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut,...

Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

10:28 | 07/01/2026
Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

10:17 | 07/01/2026
Akuza për shpërdorim detyre, AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Akuza për shpërdorim detyre, AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

10:15 | 07/01/2026
Përmbytjet në vend, Rama ironizon: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua për reshjet

Përmbytjet në vend, Rama ironizon: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua për reshjet

10:09 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com