Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

2018, viti për të cilin bota duhet të jetë optimiste

8 vjet ago
in Të Gjitha
2018, viti për të cilin bota duhet të jetë optimiste

Nga Gideon Rachman, “Financial Times”/Viti 2018, fillon me treguesit ekonomikë dhe gjeopolitikë, që shkojnë në drejtime shumë të ndryshme. Tregjet e aksioneve globale janë në nivele rritjeje rekord, dhe besimi ekonomik po rritet në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar. Por, teksa investitorët janë optimistë, ndjekësit e politikës ndërkombëtare janë tejet nervozë.

Gjatë viteve të fundit, Lindja e Mesme ka pasur prirjen të sjellë lajme të këqija, në një kohë që Azia ka qenë “e specializuar” në rrezatimin e optimizmit. Ky vit, mund të ndryshojë këtë model. Rreziku më i madh gjeopolitik, është një luftë në gadishullin Korean.

Nëse SHBA-ja vë në jetë kërcënimin e presidentit Donald Trump, për të përdorur “zjarrin dhe tërbimin” për çarmatosjen e Koresë së Veriut, do të jetë hera e parë që Amerika do të hyjë në luftë me një shtet tjetër me armatim bërthamor. Rreziqet janë fjalë për fjalë të pallogaritshme.

Në të kundërt, ka disa gjëra të mëdha që më në fund mund të shkojnë në mënyrën e duhur në Lindjen e Mesme. Kombinimi i trazirave në Iran, liberalizimi i reformave në Arabinë Saudite dhe mposhtja përfundimtare e Shtetit Islamik në fushën e betejës do të ishin të gjitha pengesa serioze për format më fundamentaliste dhe konfrontuese të islamizmit.

Investitorët dhe ekonomistët, duket se e shpërfillin disi rrezikun e luftës në Korenë e Veriut. Por edhe ekspertët e sigurisë kombëtare, janë shumë më pak gjaknxehtë.

Shumë njerëz, thonë se atmosfera aktuale në Uashington, nuk të kujton gatishmërinë para pushtimit të Irakut në vitin 2003 – kur struktura e politikës së jashtme amerikane, kishte besim se një luftë parandaluese kundër Sadam Huseinit, qe një ide e mirë.

Ngjashëm, lufta me Korenë e Veriut po lëviz nga e paimagjinueshme në të imagjinueshmen. Senatorja Lindsey Graham, anëtare republikane e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat, thotë se lufta është “e pashmangshme”, në rast se Koreja e Veriut nuk e pezullon programin e saj të armëve bërthamore.

Gjenerali H.R.McMaster, këshilltari kryesor mbi sigurinë kombëtare i presidentit Trump, po shfaqet çdo ditë e më shumë si një “skifter”. Ai ka premtuar se SHBA-të do të “bëjnë gjithçka që është e nevojshme”, për të ndaluar programin bërthamor të Phenianit.

Këto deklarata të pa kompromise, duhet të peshohen përkundër faktorëve që kanë penguar gjithmonë një sulm amerikan – mbi të gjitha kërcënimin që hakmarrja e Koresë së Veriut mund të shkaktojë qindra mijëra viktima në Korenë e Jugut.

Një mundësi është që ushtria amerikane t’i ketë thënë Shtëpisë së Bardhë, se mund të mbajë në një nivel të pranueshëm numrin e viktimave në Korenë e Jugut – nëpërmjet një sulmi parandalues që do të synojnë raketat e Koresë së Veriut që shenjestrojnë Seulin, kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Por, edhe nëse kjo do të funksiononte, do të linte hapur çështjen se si do të gjenden dhe sigurohen armët bërthamore të regjimit – një mision që ndoshta do të duhej të përfshinte trupat tokësore.

Një skenar akoma shumë i rrezikshëm për t’u menduar, veçanërisht duke pasur parasysh se aleatët më të afërt aziatikë të Amerikës – Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia – do të kishin shumë pak gjasa të mbështesnin një goditje parandaluese.

Një mesazh i Vitit të Ri nga Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, luante me këtë ndarje – duke kërcënuar SHBA-të me armë bërthamore, dhe duke i ofruar dialog Koresë së Jugut.

Pra, supozimi fillestar për vitin 2018, është se në fund nuk do të ketë luftë në gadishullin Korean. Një president tradicional, do të shqetësohej shumë se “besueshmëria” e SHBA-së do të rrezikohej nga dështimi për të mbajtur premtimin e tij solemn për të ndaluar programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Por Presidenti Trump e shpik realitetin e vet, kështu që ka shumë më pak gjasa të shqetësohet nga ajo se çfarë mendon publiku vendas apo ndërkombëtar.

Sidoqoftë, një rregull i mirë për parashikimet gjeopolitike, është se ngjarjet realisht botë-ndryshuese – nga rënia e Murit të Berlinit tek sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA – janë ato që ekspertët nuk i kishin parashikuar. Shpërthimi i papritur i demonstratave të kësaj jave në rrugët e Iranit, është një kujtesë e dobishme për këtë fakt.

Pesimizmi është zakonisht basti më e mirë në Lindjen e Mesme. Nga lufta e Irakut, tek Pranvera Arabe, dhe deri në procesin e paqes izraelito-palestinez, vlerësimet më të zymta shpesh janë vërtetuar. Pra, duhet të pranohet se në Iran, rezultati më i mundshëm është se protestat aktuale do të ndërpriten, ose do të shtypen sikurse ndodhi në vitin 2009.

Nga ana tjetër, fundamentalizmi islamik është një fundore ekonomike dhe shoqërore – dhe njerëzit e mbërthyer në një fundore, përpiqen përfundimisht të ndërrojnë rrugë. Diçka e këtij lloji, mund të jetë tashmë në proces në Arabinë Saudite, ku princi i vrullshëm i kurorës, Mohammed bin Salman, duket se është i vendosur të triumfojë mbi parinë Vahabiste.

Nëse grupimet rivalë të linjave të ashpra islamike, humbasin terren në Riad dhe Teheran – dhe në fushatbetejat e Sirisë dhe Irakut – atëherë 2018-a mund të cilësohet si një vit i pengesave historike për fondamentalizmin islamik. Pas një turi të zymtë rreth politikën botërore, sigurisht që është koha të kujtojmë, se mund të ketë surpriza të mira dhe të këqija.

Sugjerimi im për vitit të ri, është të përpiqemi të dalim nga errësira e shkaktuar nga Trump dhe Brexit. Nën këtë frymë, unë parashikoj se shumica e rreziqeve të mëdha për të cilët shqetësohen aktualisht ekspertët, nuk do të ndodhin.

Nuk do të ketë një luftë në gadishullin Korean, as nuk do të ketë një të tillë në Detin e Kinës Jugore apo në Evropën Lindore. 

BE-ja nuk do të shpërbëhet, negociatat e Brexit nuk do të prishen, dhe tregjet nuk do të futen në krizë.

Përkundrazi, do të ketë ndryshime të mëdha dhe pozitive në Lindjen e Mesme. Dhe Anglia do të fitojë Kupën e Botës në futboll.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 2018Atmosferabotacilinkoreja e veriutoptimisteSHBAviti

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Torino gjen “shërim” me Mazzarin, problem paska qenë serbi (Video)

Torino gjen “shërim” me Mazzarin, problem paska qenë serbi (Video)

E mori për shëtitje, shqiptari vret djalin e tij 5-vjeçar

E mori për shëtitje, shqiptari vret djalin e tij 5-vjeçar

“Duhet të humbësh për interes të politikës me Serbinë”, trajneri i Kelmendit: “Majlinda s’ka Facebook”

“Duhet të humbësh për interes të politikës me Serbinë”, trajneri i Kelmendit: “Majlinda s’ka Facebook”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com