Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

1911/ Intervista ekskluzive me Ismail Qemalin mbi revoltën e mundshme në Shqipëri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
1911/ Intervista ekskluzive me Ismail Qemalin mbi revoltën e mundshme në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Maj 2020

“Le Voltaire” ka botuar, të mërkurën e 8 marsit 1911, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit në lidhje me zhvillimet asokohe në Shqipëri dhe Turqi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kostandinopojë, 27 shkurt. – Dje takova lsmail Qemal beun, deputetin e Vlorës (Shqipëri) dhe kreun e partisë liberale të moderuar. Ai do të jetë një nga deputetët e parë shqiptarë që do të flasë sot për buxhetin. Pas raporteve të shumta në gazetat evropiane për një revoltë të ardhshme në Shqipëri, mendova se do të ishte interesante të njihnim mendimin e njeriut shumë kompetent Ismail Qemali.

— Unë nuk e di, u përgjigj ai, se çfarë thonë gazetat perëndimore për çështjen e një revolte të afërt në Shqipëri. Asgjë nuk mund të sugjerojë për momentin një lëvizje kryengritëse midis popullatës sonë. Nëse kontrabanda e armëve praktikohet në rajonet tona, është ajo që është në të gjitha vendet, dhe jo siç do të donin ta tregonin ! Personalisht, nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Shqipërinë, pasi gjithçka është e qetë atje.

— Por flitet për dy pretendentë për fronin shqiptar…

— Kjo është një shaka, sepse nuk ka asnjë pretendent që ka të drejtë froni; ata që propozohen si të tillë janë aventurierë.

— A ka shumë nga ju në Parlament për të përfaqësuar Shqipërinë ?

— Rreth 27, nga të cilët vetëm 4 të krishterë; pjesa tjetër e deputetëve janë myslimanë.

— Sa ndarje gjeografike ka vendi juaj?

— Shqipëria është e ndarë në Shqipërinë veriore dhe atë jugore. Ka myslimanë dhe të krishterë, katolikë dhe ortodoksë por të gjithë janë shumë të bashkuar, ndryshe nga seç ndodh në vendet e tjera. Bashkatdhetarët tanë kanë ruajtur zakonet e tyre të vjetra, sepse depërtimi i ndikimeve të jashtme është i vështirë, duke pasur parasysh konfigurimin e vendit; u është kushtuar shumë rëndësi disa incidenteve në kufi me Malin e Zi, si dhe disa grabitjeve. Fakte të ngjashme përsëriten në të gjitha kufijtë, por ne nuk flasim për to. Madje, këto telashe do të vihen në rregull : Na është thënë se Bedri Pasha, vali i Shkodrës së Shqipërisë, dhe gjenerali malazez Iancovitch (Jankoviç) kanë rënë dakord për masat që duhen marrë për të parandaluar incidentet në kufi; delegatët turko-malazezë do të takohen së shpejti për të hedhur themelet përfundimtare të kësaj marrëveshje.

Ndërsa i fola lsmail Qemalit për heshtjen e disa prej kolegëve të tij në lidhje me shtypin e huaj, ai u përgjigj mjaft shpejt (ashpër) :

“— Shikoni, ditën e kaluar, në dalje të Parlamentit (Dhomës), papritmas një gazetar gjerman më pyeti : “Çfarë mendoni për dorëheqjen e Talaat beut ? Shkoni ta pyesni, u përgjigja.”. A mendoni se kisha vullnet të keq në përgjigjen time ? Në asnjë mënyrë. Nuk ka heshtje të qëllimshme (të dëshiruar), pasi ne, përfaqësuesit e kombit, nuk i dimë shkaqet e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Na ka mbetur, ashtu si të vdekshmit më të përulur, të bëjmë supozime. Gjithçka ndodh midis këtyre zotërinjve, Turqve të Rinj të Komitetit, të cilët e shohin të arsyeshme që të na mbajnë jashtë zhvillimeve.

Konceptimi qeverisës i Komitetit më bën për të të ardhur keq, por ne nuk mund të bëjmë asgjë në lidhje me të, pasi e shohin të arsyeshme të na lënë jashtë vendimeve të tij.

Ne nuk kemi asnjë vullnet të keq ndaj shtypit të huaj, por situata shumë delikate e politikës sonë na detyron të jemi të kujdesshëm.”

Intervista jonë mbaroi dhe mund të them se pakënaqësia e bashkëbiseduesit tim nuk ishte për mua diçka e çuditshme. Të shumtë janë ata që përshpërisin kundër regjimit aktual, si midis njerëzve ashtu edhe ndër intelektualëve, dhe, megjithë deklaratat optimiste të qeverisë, një informator i paanshëm duhet të dëgjojë (marrë parasysh) fjalët e opozitës.

A. DE ROCHEBRUNE

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-voltaire-1911-intervista-ekskluzive-me-ismail-qemalin-ne-kostandinopoje-mbi-revolten-e-mundshme-ne-shqiperi/

Tags: ismail qemalishqiperivlore

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Varhelyi: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

Varhelyi: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që nuk rrezikon vendet e rajonit

Franca përgatitet për dalje nga izolimi

Franca përgatitet për dalje nga izolimi

“Unë dhe motra jote duhemi”, Graciano: M’u deshën 3 ditë të mblidhja veten

“Unë dhe motra jote duhemi”, Graciano: M'u deshën 3 ditë të mblidhja veten







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës  Veliajt
Aktualitet

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës Veliajt

by mirseda
08:29 | 24/02/2026
0

Sot Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë....

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 shkurt 2026

08:26 | 24/02/2026
Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com