Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 2 nga 12 të arrestuarit për evazionin fiskal. Për këta 2 shtetas, është caktuar masa ‘arrest me burg’ për 30 ditë. Ndërsa për 10 të ndaluarit e tjerë është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’. Personat e prangosur krijonin biznese fiktive, lëshonin fatura fiktive për tu rimbursuar me TVSH, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.
Nga skema ka rezultuar se këta persona, në harkun kohor të 3 viteve, kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekësh, duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore.