Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

16 zyrtarë të ministrisë arrestohen, policia tregon shkaqet

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
16 zyrtarë të ministrisë arrestohen, policia tregon shkaqet

16 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Sipas Lajmi.net, Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës së bashku në koordinim me Prokurorinë Themelore dhe Departamentin për Krime të Rënda kanë realizuar këtë aksion të gjerë me shumë arrestime.

Dyshohet se të arrestuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shoferi, të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në këmbim të parave në varësi të kategorisë së patentës (400 – 1000 €).

Gjithsej janë arrestuar 23 persona dhe të gjithë të dyshuarve u është njoftuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më poshtë komunikata e plotë:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.

Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë.

Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Të dyshuarit e arrestuar sot gjatë operacionit policor janë:

F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.

N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.

L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.

E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.

L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.

  1. viti i lindjes 1983 f.k.sh.

F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.

A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.

A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.

N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.

M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.

A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.

Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.

D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.

B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.

A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.

L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.

H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.

Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.

A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.

P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.

Pra, janë arrestuar njëzet e tre të dyshuar gjithsej (gjashtëmbëdhjetë të parët në listë janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle).

Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore.

Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Tags: 16 zyrtare23 personaarrestohenkosoveministria e infrastruktures

TË LIDHURA

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim
Rajoni

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës
Rajoni

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike
Rajoni

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025
Next Post
Zgjedhjet në Greqi: Gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet në Greqi: Gjithçka që duhet të dini

“Metën e pret burgu”/ Ish-deputeti i kthehet Ngjelës: Ç’të lidh ty me Tofik Hykën

“Metën e pret burgu”/ Ish-deputeti i kthehet Ngjelës: Ç’të lidh ty me Tofik Hykën

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Zyrtare/ Skuadra e Lirisë shkarkon trajnerin Klodian Duro
Aktualitet

Zyrtare/ Skuadra e Lirisë shkarkon trajnerin Klodian Duro

by mirseda
16:39 | 24/09/2025
0

Skuadra e Ligës së Parë, Liria e Prizrenit, ka larguar nga stoli trajnerin shqiptar, Klodian Duro. Tekniku...

SPAK merr të pandehur “Çuçkën”, kryebashkiakun e Ersekës

SPAK merr të pandehur “Çuçkën”, kryebashkiakun e Ersekës

16:29 | 24/09/2025
Kapet në Fier i kërkuari ndërkombëtarisht për trafikim droge

Kapet në Fier i kërkuari ndërkombëtarisht për trafikim droge

14:58 | 24/09/2025
Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri kundër trafikut të drogës, 10 në pranga dhe 2 në kërkim

14:52 | 24/09/2025
Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh

Merret peng një person në Sarandë, dyshohet për larje hesapesh

14:48 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com