Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

12 mënyrat se si mësojmë ta urrejmë njëri-tjetrin

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
12 mënyrat se si mësojmë ta urrejmë njëri-tjetrin

Nga: William R. Klemm“Psychology Today”

Në kulturën tonë, njerëzit me pikëpamje të ndryshme, priren të ndahen në kampe, ku janë të detyruar që të fitojnë me argumentet e tyre, duke shpërfillur dhe kritikuar argumentet e palës tjetër. Në këto situata, njerëzit nxiten ose mësohen të urrejnë në shumë mënyra, si duke u thënë të tjerëve se e kanë gabim, dhe duke i parë pikëpamjet tona si në kundërshtim me pikëpamjet alternative.

Disa shembuj të tjerë përfshijnë shikimin e çështjeve sikur kanë dy anë, vendosjen e njerëzve në kategori, si dhe censurimin ose “anulimin” e të tjerëve. Ne njerëzit kemi qenë gjithmonë polemizues. Por tani duket se po kalojmë në një lloj urrejtje kolektive.

Urrejtja është diçka që mund të nxitet ose të mësohet. Nga axhendat personale të korporatave ose politika, ne vërejmë një përpjekje të madhe për të sfiduar dhe denigruar të tjerët. Profesoresha e gjuhësisë Deborah Taner në Universitetin Xhorxhtaun ka shkruar një libër shqetësues “Kultura e debatit”.

Thelbi i analizës së saj, është se njerëzit ndahen në kampe konkurruese, ku u duket se janë të detyruar të fitojnë debatin duke kritikuar ata në kampin tjetër. Gjatë diskutimit të çështjeve, njerëzit me pikëpamje të ndryshme bëhen armiq që duhen mposhtur. Në polemika të tilla, përdoren shumë taktika për të forcuar pozicionet tona, dhe për të mposhtur “armikun”. Ja cilat janë12 mënyrat se si ne mësojmë të urrejmë njëri-tjetrin:

  1. Jemi egoistë dhe të fokusuar tek vetvetja. Ajo që mendojmë ne, është më e rëndësishme se ajo që mendojnë të tjerët. Nëse të tjerët nuk pajtohen me ne, ne duhet t’ua bëjmë të ditur se e kanë gabim, dhe natyrisht edhe ata na thonë të njëjtën gjë.
  2. Pikëpamjet tona shihen si parime absolute dhe të papajtueshme, dhe që janë vazhdimisht në kundërshtim me pikëpamjet alternative të të tjerëve, të cilët ne i imagjinojmë si armiqtë tanë.
  3. Ne u japim njerëzve identitete dhe i vendosim ata në kategori. Në këtë mënyrë e kemi më të lehtë të sulmojnë shumë njerëz në të njëjtën kohë si anëtarë të një grupi identitar. Dhe kjo sipas parimit “Përça dhe sundo!”.
  4. Zakonisht ne mendojmë për çështje që kanë vetëm dy anët e një argumenti. Kjo qasje i polarizon të pashmangshme çështjet, dhe krijon 2 kampe armiqsh.
  5. Për të justifikuar pozicionin e dikujt, zmadhohen të metat e pozicionit të të tjerëve, madje deri në denigrimin e karakterit të tyre për mbajtjen e pozicioneve të tilla të papranueshme.
  6. Ne përdorim gjuhën kërcënuese të trupit për mbrojtjen e argumenteve tona në debatin me të tjerët. Këtu përfshihen fytyrat e ngrysura, zëri i lartë, ngritja e grushtit para të tjerëve, apo përplasja e dorës në tavolinë.
  7. Karakteri impulsiv e lejon akuzuesin të rrëmbejë mantelin e rremë të virtytit, që nga ana e tij nuk vlerësohet nga ata që akuzohen se kanë mangësi morale.
  8. Luajtja e rolit të viktimës për shkak të trajtimit të padrejtë, na jep mundësi t’i akuzojmë të tjerët për shtypje, dhe kështu t’i bëjmë ata fajtorë dhe të ndjehen në turp. Një armë tjetër, është të kujtojmë abuzimet e së kaluarës, edhe kur një abuzim i tillë nuk ndodh më.
  9. Një arsye themelore për marrjen e rolit të viktimës, është se ajo na ofron justifikime. Ne nuk kemi pse të marrim përgjegjësi për asnjë nga gabimet tona që kontribuan pikërisht në fatkeqësinë tonë. Dhe e shpëtojmë fytyrën duke fajësuar të tjerët, dhe në këtë mënyrë krijojmë një arsye tjetër për t’i urryer ata.
  10. Ne presim barazi dhe jo thjesht mundësi të barabarta për një fushë të barabartë loje. Ne supozojmë se të gjithë kanë të drejta të barabartë, pavarësisht nga përpjekja, edukimi ose aftësia. Kështu, kur të tjerët na e mohojnë këtë, ne i urrejmë pasi i quajmë të padrejtë.
  11. Ndonjëherë, ne krijojmë armiq nga xhelozia apo dëshira për hakmarrje ndaj pabarazisë së imponuar apo të perceptuar.
  12. Ne censurojmë ose injorojmë të tjerët, gjë që natyrisht gjeneron një urrejtje reciproke.

E gjithë kjo e prish harmoninë shoqërore. Pasi krijon pakënaqësi dhe zemërim, që nuk do të ndodhnin në rrethana të tjera. Kam frikë se situata jonë aktuale vetëm do të ushqehet me vetveten dhe do t’i përkeqësojë më tej gjërat. A është ky çmimi që duhet të jemi të gatshëm të paguajmë për të fituar në një debat?

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/intl/blog/memory-medic/202103/12-ways-we-teach-each-other-hate

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 12mesimURREJTJE

TË LIDHURA

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore

09:40 | 30/10/2025
Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj
Bota

Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj

09:33 | 30/10/2025
Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë
Bota

Uragani “Melissa” lë 20 të vdekur e 10 të zhdukur, mes tyre 10 fëmijë

18:38 | 29/10/2025
Next Post
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Fëmija nga Berati i dha një letër Bashës, ja çfarë i shkruan (Foto)

Fëmija nga Berati i dha një letër Bashës, ja çfarë i shkruan (Foto)

Simptomat paralajmëruese të leuçemisë

Simptomat paralajmëruese të leuçemisë







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

10:30 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump njofton se SHBA-ja do të fillojë “menjëherë” testimin e armëve bërthamore

by mirseda
09:40 | 30/10/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se i ka udhëzuar Departamentit të Mbrojtjes të fillojë testimin e...

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi

09:36 | 30/10/2025
Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj

Grabitja spektakolare në muzeun e Luvrit, 5 të arrestuar të rinj

09:33 | 30/10/2025
Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

Rikonstruksioni i plotë shpëton Urën e Niçës nga shembja

09:30 | 30/10/2025
Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

22:40 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com