Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

11-vjeçari shqiptar i bllokuar në kampin e ISIS, Rama: Fola me të atin, situata është e komplikuar

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
11-vjeçari shqiptar i bllokuar në kampin e ISIS, Rama: Fola me të atin, situata është e komplikuar

Në nisje të konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e 11-vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, historia e të cilit u publikua nga emisioni “Le Iene”. I mituri ka mbetur në një Kamp në Siri. Edhe pse babai i tij arriti ta takonte të birin, nuk mundi ta merrte me vete në Itali, aty ku jeton prej vitesh.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se prej disa ditësh ka nxjerrë një urdhër të klasifikuar, të cilin nuk mund ta ndajë me publikun. Ndërsa deklaroi se po përgatitet një plan shpëtimi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të shpëtuar Alvin Berishën dhe qytetarët e tjerë shqiptarë që kanë mbetur në kampin e refugjatëve në Siri.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë nënvizoi se situata është e komplikuar dhe nuk është një çështje që mund të zgjidhet me ndërhyrjen e ambasadës shqiptare.

“Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu për të ndarë opinionin tonë, por përpara se të hyjmë në temën e KiE-së dëshiroj që të ndaj me të gjithë një shpjegim, një shqetësim për kampin në Siri, për fat të keq ai emision drithërues sipas gjithë përshtypjeve të marra, unë nuk e kam ndjekur ka lënë të kuptohet se cështja e djalit të mitur është thjeshtë vullneti të ambasadës tonë në Turqi apo ambasadorit, por është e pavërtetë. E vërteta është që prej disa kohësh, unë kam nxjerrë një urdhër, i klasifikuar që nuk mund ta ndajmë me publikun lidhur me personat, familjet individët që gjenden në atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të ISIS.

Shqetësimi unë ka qenë i lidhur me nevojën për aksesuar këto kampe, ku ka edhe një numër grash dhe fëmijësh. Në bashkëpunim me partnerët amerikanë kemi zhvilluar një proces të tërë identifikimi. Tërheqja e tyre nga ato kampe nuk bëhet as me ambasada dhe as me ambasadorë, pasi aksesi është i komplikuar dhe kërkon një koordinim me partnerët. Kemi rakorduar me partnerët tanë kryesorë. Kam komunikuar edhe me babain e djalit edhe i kam sqaruar se është një çështje që nuk varet nga ne, e strukturave tona diplomatike, pasi nuk bëhet fjalë për kampe refugjatësh të zakonshme. Natyrisht që gazetarët mund të hyjnë në këto kampe.

Situata tani atje është e komplikuar. Operacioni është i komplikuar dhe asnjë vend nuk ka bërë tërheqjet, madje as Italia ku u publikua rasti. Fokusi ynë ka qenë te gratë dhe të miturit dhe në bashkëpunim me partnerët kemi arritur që të grumbullojmë, jo pak informacion, kemi arritur të organizojmë kontakte dhe ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet dhe është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme për transportimin e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri. Por është një zonë ku ka autoritete”, tha Rama.

Tags: Alvin Berishaedi ramakamp ne Siri

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Refuzimi i negociatave/ Rama sqaron arsyen pse KE i tha“JO” Shqipërisë

Refuzimi i negociatave/ Rama sqaron arsyen pse KE i tha“JO” Shqipërisë

“Nuk e kemi fajin ne, as Maqedonia”/ Rama flet për qëndrimin e BE-së: Lojë interesash

"Nuk e kemi fajin ne, as Maqedonia"/ Rama flet për qëndrimin e BE-së: Lojë interesash

A duhet t’i kërkoni parlamentit mocion besimi? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

A duhet t’i kërkoni parlamentit mocion besimi? Ja si përgjigjet kryeministri Rama







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com