Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

100 vjet më pas

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tridhjetë e dy

Nga: Leonard Demi

Më 25 shtator, në Itali, do të mbahen zgjedhjet politike të parakohshme. Në krye të sondazheve vazhdon të qëndrojë Partia Fratelli d’Italia (FDI) me 24.1%. Sipas politologëve italianë dhe të huaj, FDI në koalicion me La Lega dhe Forza Italia projektohen si fitues. Në këtë artikull përpiqem të tregoj se çfarë përfaqëson partia kryesuese e këtij koalicioni dhe udhëheqësja e saj, Giorgia Meloni (Xhorxha Meloni).

***** Fratelli d’Italia u themelua në dhjetor 2012. Kjo parti dhe kryetarja e saj, Xhorxha Meloni, vijnë nga një familje e vjetër politike: nga neofashizmi dhe postfashizmi. FDI është trashëgimtare e Movimento Sociale Italiano (MSI), një parti neofashiste e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nga hiri i regjimit të Benito Musolinit (Duce/Duçe) dhe Alleanza Nazionale (AN), themeluar më 1995.

FDI konsiderohet si një parti nacionalkonservatore, postfashiste, konservatore sociale, populiste e së djathtës dhe euroskeptike. Në simbolin e vet bën pjesë edhe flaka trengjyrëshe e MSI-së: jeshile, e bardhë, e kuqe, që thuhet se përfaqëson flakën e përjetshme të ndezur në varrin e Duçes (David Art, Tufts University). Piero Ignazi, politolog në Universitetin e Bolonjës, thotë: “FDI kërkon një shtet të fortë, veprues, atdhetar dhe euroskeptik, i ndjeshëm ndaj shtresave popullore dhe të drejtave shoqërore, përkrahës i familjes tradicionale dhe i rendit natyror, rrënjëve të krishtera të Italisë, i vëmendshëm ndaj Italisë së Jugut, të cilën dëshiron ta zhvillojë dhe jo ta reduktojë në ndihmëmarrëse”.

FDI nuk ka marrë pjesë në asnjë qeveri sepse vendosi të qëndrojë në opozitë dhe kjo e dallon nga aleatët e vet. Italianëve, që kanë një mosbesim strukturor ndaj politikës, FDI u duket si një parti, që mund të përfaqësojë një alternativë.

Zgjedhjet lokale të qershorit 2022 e konfirmuan si një forcë politike të suksesshme nga veriu në jug të vendit. Sot, sondazhet e nxjerrin në vend të parë me 24.1% kundrejt Partisë Demokratike (PD) me 23.1%; Legas me 13.6%, M5S me 10.7% dhe Forza Italia me 8.2%. FDI-në e nxjerr në krye një elektorat popullor homogjen, ku spikasin punonjësit të ndjekur nga një prani tregtarësh të vegjël, zejtarësh dhe sipërmarrësish. Të rinjtë janë të paktë. Nuk e voton shtresa shoqërore me nivel të lartë arsimor. Votuesit e FDI-së janë të gjithë protestues, të zemëruar dhe në vështirësi, si dhe një pjesë e votuesve të M5S antisistem dhe Legas. Po kështu, Meloni përpiqet të bindë edhe elektoratin e së djathtës më të moderuar dhe më të përgjegjshme.

Sipas kushteve të marrëveshjes trepalëshe: Meloni, Salvini dhe Berluskoni, kreu i partisë, që merr më shumë vota, do të caktojë Kryeministrin e ardhshëm të qeverisë italiane. Ky post është objektivi i Xhorxha Melonit, ndërsa Berluskoni pretendon kreun e Senatit. Në qoftë se ky koalicion fiton shumicën, siç pritet, ai do ta formojë qeverinë. Pyetja që lind është: për sa kohë, sepse këto parti jo vetëm që janë në konkurrencë me njëra-tjetrën, por dallohen edhe në qëndrimin ndaj Europës, në politikat tatimore, pensionet etj. Pa mëdyshje, janë antiislamistë dhe kundër emigracionit.

***** Kryetarja e FDI-së, që në moshë fare të re, 15 vjeç, hyri në organizatën rinore neofashiste e më pas postfashiste të të rinjve të MSIsë, që, gradualisht, largohej nga fashizmi. Në vitin 1996 drejton lëvizjen Azione Studentesca, partnere e AN-së.

Falë Gianfranco Finit, sekretarit të AN, në vitin 2006, Meloni zgjidhet deputete. Dy vjet më vonë, Berluskoni e emëron ministër të Rinisë. Pas rënies së Berluskonit, ajo bashkë me dy kolegë të tjerë, Crosetto dhe La Russa, themeloi partinë Fratelli d’Italia.

Në veprimtaritë politike, prezantohet si ‘grua, italiane dhe e krishterë’. Slogani i saj është ‘zot, familje, atdhe’. Në mitingun e së djathtës italiane, më 19 tetor 2019, ajo ndezi tubimin kur tha:

“Unë jam Xhorxha, jam grua, jam nënë …… Kur nuk do të kemi identitet dhe kur nuk do të kemi rrënjë, nuk do të kemi më vetëdije dhe do të jemi të paaftë të mbrojmë të drejtat tona”.

Në një konferencë ndërkombëtare për konservatorizmin, më 4 shkurt 2020, në prani të Viktor Orban, Marion Le Pen dhe Ryszard Legutko (ECR), Meloni tha: “Në Itali e djathta jemi ne… është historia jonë, është ADN-ja jonë. Lega? Ka ndjekur një rrugë tjetër…”. Ndoshta, këtu, e kishte fjalën për marrëdhëniet e veta me Kishën, e cila mbetet vendimtare në lojën politike, ku do të luhet e ardhmja e saj. Siç vëren politologu Olivier Roy, EUI, Firence: “Ajo refuzon të hyjë në përballje me Kishën siç bën lideri i Legas”.

Zonja Meloni është tepër energjike aq sa gazeta “The Times”, në një artikull të vetin:

“Yje që ngrihen”, e ka renditur Melonin në një nga 20 personazhet, që mund të ndryshonin vitin 2020.

Sot, objektivi i Melonit është të paraqesë FDI-në si parti konservatore dhe tradicionale. Ajo këmbëngul se FDI është e moderuar, e ngjashme politikisht me Partinë Konservatore të Britanisë së Madhe, dhe akuzon të majtën italiane, përfshirë PD-ën, se janë të fiksuar me të kaluarën e FDI-së. Kështu, më 11 gusht, ajo përgatiti për shtypin e huaj një video, ku dënon nazizmin dhe komunizmin, të vetmet ideologji totalitare të shekullit të 20-të, ende në pushtet në disa vende. Ajo thotë se dekada më parë, e djathta italiane e çoi fashizmin në histori, duke dënuar pamëdyshje privimin e demokracisë dhe ligjet famëkeqe antihebraike. Më tej vëren se FDI cilësohet si rrezik për demokracinë, për stabilitetin italian, europian dhe ndërkombëtar. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë, thotë ajo, dhe e quan narrativë absurde idenë se FDI do të rrezikonte fondet e BE-së të ‘Gjeneratës Tjetër’ dhe zbatimin e ‘Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes’, të cilën e mohon kategorikisht.

“Nga ana tjetër”, vëren ajo, “ata të majtë, që do të vazhdojnë me këtë avaz, nuk do dëmtojnë as mua, as FDI-në, por gjithë Italinë. Dhe, do të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ylli ynë polar është mbrojtja e interesit kombëtar italian dhe nuk pranojmë mësime nga ata, që u ngritën si kampionë të atlantizmit, por më pas bënë pakte me të majtë radikalë nostalgjikë të BRSS-ës.

***** FDI, edhe pse në opozitë, ishte partia e vetme, që mbështeti pa mëdyshje qeverinë e Draghit për të dërguar armë në Ukrainë. Meloni dhe FDI kanë dënuar ashpër pushtimin rus të Ukrainës. Në Parlamentin italian, ajo ka qenë më pro-perëndimore, më pro-SHBA-ve, më pro NATO-s se kushdo tjetër.

Meloni po përpiqet të bëjë të njohura drejtimet politike kryesore të partisë së vet: përkrahëse e vendosur e NATO-s dhe BEsë dhe kundërshtare e fortë e politikës të Rusisë dhe Kinës në Europë.

Shumë studiues mendojnë se sulmi që i bëjnë si pasardhëse e fashizmit apo që ka lidhje me të po i bën rusët dhe kinezët vërtet të lumtur.

***** Ky koalicion ka nisur një ofensivë për të qetësuar partnerët ndërkombëtarë të Romës. Edhe pse fokusohet tek interesi kombëtar dhe tek atdheu, programi i tij po i jep një rëndësi të veçantë Europës: ‘më shumë Itali në Europë, më shumë Europë në Itali’. Të tre aleatët trumbetojnë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e integrimit europian. Dallimi i vetëm që kanë nga partitë e tjera të qendrës dhe të majta është premtimi se do të mbrojnë dhe promovojnë rrënjët dhe identitetin historik, kulturor klasik dhe judeokristian të Europës.

FDI pretendon se i përket një të djathte sovraniste, e cila nuk dëshiron të largohet nga BE-ja apo monedha e përbashkët, por kërkon një konfederatë europiane dhe epërsi të ligjit kombëtar ndaj ligjit europian.

Meloni, ndryshe nga dy aleatët e vet, është shumë kritike ndaj Francës dhe Gjermanisë. FDI është partia e vetme, që nuk votoi në Parlament “Traktatin e Bashkëpunimit të Përforcuar Franko-Italian”, duke e denoncuar atë si një nënshtrim ndaj kërkesave franceze.

*****Meloni, në daljet e veta publike, ka siguruar se do të dënonte cilindo nostalgjik të fashizmit, apo këdo, brenda partisë së vet, që do t’i jepte shkas së majtës ta përkufizonte si të tillë. Është e vërtetë që disa janë përjashtuar, por janë disa fakte që tregojnë se mendime ‘arrogante’ fashiste dhe antisemite gjenden ende brenda FDI-së, si:

Në zgjedhjet e 26 majit 2019 për Parlamentin Europian, një nga kandidatët e FDIsë qe Caio Giulio Cesare Mussolini, stërnip i Duçes. Në një intervistë, Caio i tha “Corriere della Sera” se fashizmi vdiq me Musolinin, por ai preferoi të mos jepte opinion për kandidimin e të atit për një parti neofashiste si Forza Nuova, ndërsa për trashëgiminë e stërgjyshit të vet thotë se nuk do të turpërohem kurrë për familjen time.

PD mendon se Xhorxha Meloni refuzoi të dënonte qartë grupet fashiste të Forza Nuova, që, në tetor 2021, grabitën selinë e CGIL (sindikata më e madhe italiane). Gjatë kundërthënieve Meloni-Letta, PD deklaroi se dhunuesit janë drejtuesit e një organizate famëkeqe, që e konsiderojnë veten krenarë që janë fashistë.

Në kongresin e partisë spanjolle të ekstremit të djathtë Vox, qershor 2022, në një kumtesë shumë të zjarrtë, Meloni u shpreh kundër ‘lobit’ LGBT, dhunës islamike, emigracionit dhe financave kryesore ndërkombëtare. Këmbënguli në mbrojtjen e familjes natyrore, madje u pozicionua për ‘kulturën e jetës’ kundër asaj të vdekjes, duke lënë të kuptohet se dënon abortin.

Më 13 gusht 2022, FDI u detyrua të pezullojë një këshilltar të vetin në Napoli sepse indinjoi komunitetin hebre të Italisë me komentet e veta për Holokaustin.

Meloni është kritikuar, gjithashtu, për admirimin e Viktor Orbanit, Kryeministrit hungarez, i cili, pak ditë më parë, sulmoi ‘përzierjen’ e racave europiane dhe joeuropiane, duke pretenduar se vendet ku ndodhi përzierja racore ‘nuk janë më kombe’.

Aleatët kryesorë të FDI-së në Europë janë partia spanjolle e ekstremit të djathtë Vox dhe Ligj e Drejtësi (PiS) e Polonisë. Së bashku, formojnë grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë në Parlamentin Europian.

***** Zgjedhjet italiane të 25 shtatorit janë në vëmendjen e mediave botërore. “New York Times” në një editorial: ‘E ardhmja është Italia dhe është e zymtë’ e quan Italinë ‘demokracia e parë e madhe e BE-së, që përfundon në duart e të djathtës ekstreme’. Autori, David Broder, citon dy fjali nga libri i Melonit (Unë jam Xhorxha): “Nëse kjo duhet të përfundojë në zjarr. Atëherë të digjemi të gjithë bashkë”.

Në këtë vështrim të fushatës elektorale italiane për zgjedhjet e sivjetshme politike u ndalëm te koalicioni i qendrës së djathtë dhe kryesisht te FDI, që mund të jetë partia fituese. Shpejt do të kuptojmë se kush do ta zëvendësojë Draghin, një postfashist apo një i moderuar, që do të vazhdojë ringritjen italiane dhe do të sjellë më shumë Europë në Itali.

Tags: italiLeonard DemiZgjedhjet

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Moment historik/Gjermania inauguron flotën e parë të trenave me hidrogjen në botë

Moment historik/Gjermania inauguron flotën e parë të trenave me hidrogjen në botë

Zgjatet me 3 muaj paketa anti-krizë në ndihmë të transportit publik

Zgjatet me 3 muaj paketa anti-krizë në ndihmë të transportit publik

“Shpërthimi çmendurak mori dhenë”, Rama u’a kthen kritikëve për pritjen e Luiza Gegës

“Shpërthimi çmendurak mori dhenë”, Rama u'a kthen kritikëve për pritjen e Luiza Gegës

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

by mirseda
22:55 | 26/08/2025
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

22:47 | 26/08/2025
Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

Protesta në Serbi: Studentët e Fakultetit Juridik, pas përzënies nga godina e universitetit, hynë sërish me forcë. Dekani thirri xhandarmërinë.

22:31 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

Zjarr në një pallat në Lushnjë, dhjetëra banorë bllokohen brenda! Katër persona dërgohen në spital

21:46 | 26/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com