Gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar ashpër sa i përket produkteve ushqimore që shiten në vendin tonë.
Në postimin e tij në Facebook, gazetari ka postuar foton e një shalqiri që ka blerë dhe siç duket nga pamja dhe fjalët me të cilat ai e shoqëron foton, ky produkt është jashtë vlerave të konsumimit.
Ai shprehet i revoltuar teksa shkruan se këto produkte të paverifikuara mund të shkaktojnë kancer ose siç shprehet edhe vetë ai, janë “100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën”.
Statusi i plotë i tij:
Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë. Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.
Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.
Bravo, Bravo, ushqimet që duam!