Duket se pamja e jashtme e femrave është shumë subjektive për gjininë e kundërt: disa meshkuj pëlqejnë femrat e kolme, disa meshkuj preferojnë vajzat e dobëta dhe të tjerët nuk duan t’ia dinë për formën, por i kushtojnë vëmendje gjërave të tjera.
Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se ka shumë gjëra mbi pamjen e jashtme të femrave që meshkujt vërejnë në mënyrë të pandërgjegjshme.
Më poshtë gjeni të përmbledhura të gjitha të dhënat që shkencëtarët mblodhën dhe që zbulojnë gjërat më të rëndësishme, që i tërheqin burrat jashtëzakonisht shumë.
-Zëri dhe mënyra e të folurit. Marilyn Monroe është një shembull i shkëlqyeshëm i zërit ideal. Zëri më pak tërheqës është një zë i zhurmshëm si Kim Kardashian. Kjo është për shkak se zërat e lartë femëror janë të lidhur me rininë, e cila barazohet me atraktivitetin. Një hulumtim tjetër tregoi se burrat preferojnë gratë që flasin në mënyrë të ngjashme me të tyrin. Kjo ka të bëjë me mënyrën e shprehjes së disa fjalëve dhe shkronjave, ritmin e fjalës dhe detajeve të tjera.
-Gjatësia. Ndoshta të gjithë e dinë se shumica e njerëzve preferojnë gratë më të shkurtra se sa vetë. Dallimi në lartësi mund të jetë më i vogël se 20 cm. Megjithatë, ka shumë meshkuj, lartësia e të cilëve është më pak se mesatarja. Pra, ndërsa burrat e gjatë përpiqen të gjejnë femra të shkurtra, burrat e shkurtër kërkojnë femra me një lartësi të ngjashme.
-Mosha. Shkencëtarët zbuluan se meshkujt e moshës 20 dhe 30 vjeç preferojnë gratë nga 24 deri në 25 vjeç si partnerë. Kjo është për shkak se në këtë periudhë një grua ka gjasa të bëhet një nënë. Dhe në këtë rast, nuk ka rëndësi nëse një burrë apo një grua mendon ende për fëmijë. Është e gjitha për shkak të evolucionit. Meshkujt që janë më të mëdhenj se 30 vjeç dhe që zgjedhin gra më të mëdha se vetja nuk mund të shpjegohen nga kjo teori. Ndoshta, në këtë rast, duhet të kërkojmë më shumë arsye dhe motive psikologjike, ose ndoshta duhet të mbajmë në mendje faktin se nuk ka situata ku burrat zgjedhin gratë bazuar vetëm në një kriter të atraktivitetit.
-Ngjyra e syve. Shkencëtarët nga Universiteti i Tromso, në Norvegji pohojnë se meshkujt me sy të kaltër preferojnë femrat me sy të kaltër. Apo se burrat me sy kafe dhe të gjelbër nuk priren të preferojnë femrat me sy blu.
Makijazhi. Hulumtimi pretendon se burrat preferojnë gratë që përdorin kozmetikën në mënyrë të moderuar. Gjëja më e çuditshme është se gratë në të vërtetë nuk dëshirojnë të kenë një makijazh shumë të ndritshëm, por mendojnë se meshkujt e pëlqejnë atë, prandaj shpesh e bëjnë këtë.
-Raporti bel-ije. Cary Fitzgerald, një psikologe nga Universiteti i Karolinës së Jugut në Beaufort dhe kolegët e saj zhvilluan një studim dhe arritën në përfundimin se burrat memorizojnë më mirë gratë që kanë një raport ideal “bel-ije”. Gratë e tilla konsiderohen si më atraktive. Sipas hulumtimit, raporti ideal bel-ije është përafërsisht 0.7. Sipas specialistëve, modele të tilla si Kate Moss dhe Kelly Brook dhe aktoret si Marylin Monroe dhe Jessica Alba, kanë raportin ideal bel-ije, pavarësisht faktit se ato kanë forma krejtësisht të ndryshme të trupit.
-Unaza limbale. Aspekti i ngjyrës së syve nuk mund të jetë shumë i qartë, por unazat limbale janë shumë të drejtpërdrejta. Unaza Limbale është unaza e errët rreth irisit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se unazat e gjera e të theksuara tërheqin më shumë meshkujt.
-Ngjyra e flokëve. Shkencëtarët kanë kryer hulumtime që tregojnë se cilat gra janë të ftuara të kërcejnë në klube të natës më shpesh: ato me flokë bionde, flokë kafe apo me flokë të kuq. Përfundimi ishte se meshkujt ftojnë bjondet më shpesh se të tjerët. Vendi i dytë u mor nga brunet dhe gratë me flokë të kuqe ishin më pak tërheqëse për meshkujt.
-Gjatësia e këmbëve. Meshkujt preferojnë gratë me këmbë më të gjata. Kjo deklaratë nuk bie në kundërshtim me pjesën e burrave që pëlqejnë gratë e shkurtra. Meshkujve u pëlqen fakti kur këmbët e femrave janë të gjata në krahasim me trupin e saj.
-Mesi i lakuar. Lakimi i mesit është një tjetër standard universal i bukurisë femërore që është fiksuar në trurin mashkullor falë evolucionit. Mesatarisht, këndi në mes shpinës dhe të pasmeve duhet të jetë rreth 45.5 °. Ky lakim konsiderohet të jetë më tërheqës për meshkujt. Kjo për shkak se në të kaluarën (siç është edhe tani) ky lakim u lejonte grave që të mos vuajnë nga dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë. Natyrisht, shumë gra shtatzëna përjetojnë dhimbje në shpinë, por gratë që nuk kanë “lakimin e duhur” duket se janë më të ndjeshme ndaj dhimbjeve. Ju gjithmonë duhet të mbani në mendje se pamja nuk është e vetmja gjë që u intereson meshkujve. Ka edhe bukuri të brendshme dhe ne besojmë fuqimisht se çdo grua është tërheqëse në mënyrën e saj unike. /TCH/