Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

10 gozhdat e EPP në “arkivolin” e Ramës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 gozhdat e EPP në “arkivolin” e Ramës

Nga: Oerd Bylykbashi

Rezoluta e Partisë Popullore Europiane e miratuar dje, heq çdo dyshim: Edi Rama është një kufome politike qe po ndot me kutërbimin e saj jo vetëm skenën institucionale dhe politike por edhe shpresat e shqiptarëve. 10 pikat e rezolutës janë dhjetë gozhda në kapakun e arkivolit politik të Ramës dhe mazhorancës së tij:

1- Shqiperia është në krizë të thellë politike, dhe qeveria nuk i shmanget dot më tej dialogut me Opozitën e Bashkuar.

2- Reforma zgjedhore me konsensusin e partive politike dhe jo sajesave të qeverisë, shtron rrugën për zgjedhje demokratike që janë e vetmja zgjidhje e krizës së thellë dhe jo si ato të 30 qershorit.

3- Europa demokratike pret vullnet politik për zgjedhje demokratike dhe jo lojëra si dhe reforma konsensuale mes partive duhet zbatuar në interes të demokracisë dhe jo oligarkisë. Një reformë zgjedhore për krizën e rëndë aktuale ‎nuk zbatohet ne ERTV por në zgjedhje, tani dhe jo kur t’i mbijë bari demokracisë.

4- Mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte jane te papranueshme ne nje Demokraci me Shtet te se Drejtes, ndaj duhen ngritur urgjentisht. Legjitimiteti i votimeve te 30 qershorit eshte ne pikpyetje te madhe dhe Gjykata Kushtetuese, e pavarur dhe e pakapur duhet te vendose per legjitimitetin e tyre.

5- Nuk ka asnjë dyshim që grupet kriminale janë përfshirë në shitblerjen e votave dhe presionin mbi zgjedhësit për marrjen e pushtetit nga PS, kjo është e papranueshme për standartet e Evropës, dhe pret hetim dhe dënim të vërtetë dhe jo lojëra me numra dosjesh 184 apo 339 si ato që ka bërë deri me sot Prokuroria e Pergjithshme e Përkohshme e qeverisë.

6- ‎Europa është thellësish e shqetësuar që pasi mbështeti fuqimisht pese vite më parë Dekriminalizimin e politikës, Edi Rama vazhdon u imponon shqiptarëve kriminelë si ushtrues të pushtetit publik duke thyer ligjin e Dekriminalizimit. Europa kërkon që kriminelet te largohen menjëherë nga postet.

7- Europa është e ‎shqetësuar pse Edi Rama vonon ngritjen e SPAK, 3 vite pas miratimit te ligjit me konsensus, sepse pret që të korruptuarit të shkojnë në burg dhe jo të shijojnë frutet e krimit të tyre.

8- Europa nuk pranon me falsitetet e qeverise në luftën kundër trafiqeve të drogës dhe krimit te organizuar dhe është e bindur që politikanë të lartë janë të lidhur me trafiqet ‎dhe duhet të dënohen.

9- Europa është e bindur qe administrata publike është e politizuar (e thotë dhe ODIHR ne raportin e tij) dhe kjo duhet të ndryshojë thelbësisht. Reforma e administratës publike nuk mund të jetë farsë si deri më tani.

10- Partia Demokratike është legjitime ne kauzat e saj ne mbrojtje te interesave te shqptareve dhe ka mbështetjen e familjes se madhe te Partive Popullore Evropiane.

Nuk ka me kohe per te humbur me kadavren politike të kësaj qeverie dhe ketij kryeministri. Zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane e vetmja zgjidhje për të drenuar këtë kënetë ku i ka futur shqiptaret Edi Rama. Lexojeni vete verdiktin e EPP:

Partia Popullore Europiane:

  1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.
  2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.
  3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.
  4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
  5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet evropiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.
  6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.
  7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.
  8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.
  9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.
  10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Evropiane të popullit shqiptar.

 

Tags: edi ramaOerd BylykbashiRezoluta e Partisë Popullore Europiane

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK, hapet gara për kryetarin

Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK, hapet gara për kryetarin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Porosia e Ramës për Vuçiç, Partia Demokratike bën reagimin e ashpër

Porosia e Ramës për Vuçiç, Partia Demokratike bën reagimin e ashpër







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

by mirseda
14:38 | 17/04/2026
0

Njoftim Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes...

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

14:22 | 17/04/2026
Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe“Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete

14:07 | 17/04/2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

14:04 | 17/04/2026
“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

“Qiraja e banesës u rrit!”/ Bëri deklarimin e pasurisë, befason Kurti: Kam 16 € e 14 cent në llogari

13:53 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com