Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

10 gjallesat më të vjetra në botë, zbuloni ku jetojnë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
10 gjallesat më të vjetra në botë, zbuloni ku jetojnë

Toka është një vend i mrekullueshëm, kjo jo vetëm për pasuritë e mëdha natyrore. Por, edhe për shumëllojshmërinë e madhe të gjallesave. Në këtë artikull ne do t’iu sjellim 10 gjallesat më të vjetra në Tokë. Që nga një zog i cili ka bërë miliona milje fluturime, një trëndafil që i mbijetoi një bombe ajrore, deri te një pemë e lidhur me Budën.

Zogu i egër: Rreth 68 vjeç

Wisdom, zogu më i vjetër në botë, mendohet të ketë mbushur 68 vjeç këtë vit. I vënë re për herë të parë në vitin 1956, albatrosi Laysan ka regjistruar më shumë se tre milion milje fluturimi, gjashtë herë distancën në hënë dhe mbrapa!

Midis migrimeve oqeanike, ajo ka mbijetuar nga një cunami dhe ka rreth 30 deri 40 vezë në “Midway Atoll National Wildlife Refuge”. Parku ndodhet në skajin verior në Hawaii. Me këmbëngulje dhe leje shtetërore, Wisdom mund të shihet në parajsën e saj të Paqësorit.

Breshka gjigante: Rreth 187 vjeçe

Jonathan, banori më i dashur i Shën Helenës, një ishull i vockël në Atlantikun e Jugut, lindi rreth vitit 1832, pesë vjet para kurorëzimit të Mbretëreshës Victoria. Që atëherë, breshka gjigante ka jetuar teksa janë ndërruar 39 presidentë amerikanë.

Gjiganti i butë i zvarranikëve e ka origjinën nga Seychelles në Oqeanin Indian, por arriti në Atlantik si një dhuratë për guvernatorin e atëhershëm të Shën Helenës në 1882.

Që nga ajo kohë ai qëndron në ishujt e mëdhenj të guvernatorit, nën shoqërinë e tre breshkave të tjera gjigante.

Trëndafili që vazhdon të lulëzojë: Rreth 1200 vjeçar

I quajtur ‘Trëndafili mijëra vjeçar’,  bima mendohet të jetë mbjellë nga Mbreti Louis the Pious në vitin 815. Ajo ndodhet në muret e një katedraleje katolike kushtuar Shën Mërisë në Hildesheim, Gjermani. Fshati i bukur mesjetar njihet po ashtu edhe për kishat e lashta.  Por, e veçanta e bimës nuk qëndron vetëm te jetëgjatësia.

Bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore e shkatërruan katedralen, por trëndafili arriti të mbijetojë. Dhe tani vazhdon të rriten më shumë se 30 metra lartësi, pranë kishës e cila është ringritur. Mund ta vizitoni në çdo kohë, por fundi i majit dhe fillimi i qershorit janë periudhat më të mira për të parë lulet delikate ngjyrë rozë.

Pema e mbjellë: Rreth 2,300 vjeçare

Pema e fikut, nën të cilën Siddhartha Gautama përjetoi iluminim në Indi, është zhdukur prej kohësh, por rreth vitit 250 p.e.s., është marr një pjesë nga ajo pemë. E cila tashmë është pema më e vjetër në gjithë historinë. Po ashtu, ajo konsiderohet si një nga pemët më të çmuara në botën Budiste. Që nga ajo kohë, me mijëra fetare dhe jo vetëm e kanë vizituar vendin të konsideruar si të shenjtë në Sri Lanka.

Sot, pelegrinët e të gjitha llojeve bëjnë homazhe, sidomos në ditët e hënës së plotë, pranë pemës. Ajo ndodhet mes kopshteve të bukura, gardheve të artë, stupave fetare dhe pemëve të ngjashme por sigurisht shumë më të reja.

Pema punëtore: Rreth 2,500 vjeçare

E mbjellë nga njerëzit apo nga natyra, rreth 2,000 dhe 3,000 vite më parë, një farë e mbjellë në ishullin Mesdhe të Kretës është një nga misteret e natyrës. Pasi edhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon të prodhojë ullinj.

Por pema monumentale në fshatin Vouves bën më shumë sesa kaq. Ajo dhe shumë pema të tjera të ullirit antike, tërheqin shumë artistë, besimtarë, krerë të shteteve, olimpikë, por edhe njerëz të thjeshtë. Të cilët janë të mrekulluar nga pamja magjepse që ofron pema dhe druri i saj i lashtë.

Gjatë viteve të fundit pranë pemës është krijuar edhe një muze, i cili nxjerr në pah teknikat tradicionale te vjeljes së ullirit në Kretë.

Barishtja e egër: Rreth 3,000 vjeçare

Yareta ose llareta, ngjasojnë si të ishin gurë të mbuluar me myshk. Por, nuk është ashtu. Pasi ato janë shkurre lulesh të dizajnuara në mënyrë të përkryer për t’i bërë ballë kushteve atmosferike të lartësive të mëdha. Përkatësisht të maleve të Andeve në Peru, Bolivi, Kili verior dhe Argjentinën Perëndimore.

Era, ngrica dhe thatësira, duket se nuk kanë sjellë asnjë dëmtim për bimën e egër; e cila ka një rritje shumë të ngadaltë. Mendohet që ato rritet më pak se një metër në një shekull. Dhe për shkak të kësaj, sipas studiuesve, ato janë afërsisht 3,000 vjeçare.

Duke pasur parasysh dendësinë e tyre – ato mund të mbajnë lehtësisht peshën e një njeriu.  Bima është përdorur edhe si torfë, për të ndezur zjarr. Por, për fat të mirë qeveritë e Amerikës së Jugut janë bashkuar për ta mbrojtur bimën, e cila rrezikon zhdukjen.

Pema e vetme: Rreth 5,000 vjeçare

Methuselah, Pisha bristlecone e ndodhur në Malet e Bardha të Kalifornisë, është afërsisht 5,000 vjeçare. Duke e bërë atë organizmin më të vjetër jo të klonuar në Tokë.

Emërtuar për një figurë të Testamentit të Vjetër i cili jetoi 969 vjet, vendndodhja e saktë e pishës mbetet një sekret shkencor. Por, ju mund të shëtisni në pyllin e pishave antike prej 4,5 kilometra dhe të shihni pemët e shumta të vjetra. Ju sigurojmë që këto pemë më të vjetra se piramidat egjiptiane, janë diçka që duhen parë nga të gjithë.

Kafshët e gjalla: Rreth 15,000 vjeçare

Sfungjerët vullkanikë të Antarktidës, Joubini Anoxycalyx, janë mbushje të bardha që ngjajnë me fuçi gjigante birre ose vullkane në miniaturë. Ata ndodhen në ujërat e ftohtë në McMurdo Sound dhe mosha e tyre bazohet në madhësinë e plotë të sfungjerëve, të cilët rriten shumë pak çdo vit.

Ata gjenden në thellësi nga 15 deri në 152 metra. Vetëm zhytësit më profesionistë mund ta eksplorojnë këtë sferë. Falë pajisjeve ekstreme të oqeanit si Polar Trec, ata mund të shijojnë disa nga gjallesat më të mahnitshme nënujore.

Pylli i tokës: Rreth 80,000 vjeçar

Pylli me plepa të egër në Utah përbëhet nga pothuajse 50,000 drurë. Por, të gjitha ato janë gjenetikisht identike dhe ndajnë një sistem të vetëm rrënjor. Duke e bërë kështu të gjithë zonën një organizëm të vetëm.

Kjo koloni e klonuar, njihet edhe si Pando, (nga latinishtja “Unë shpërndahem”) dhe mbulon më shumë se 100 hektarë.

Pylli i detit: Rreth 200,000 vjeçar

Sipas gjenetistëve, një livadh i gjerë me bar deti, dhjetë kilometra afër Spanjës renditet si organizmi më i vjetër i njohur në Tokë. Pylli ndodhet afër ishullit Formentera dhe është i vetë-klonuar si Pando. Ndaj vlerësohet të jetë 200,000 vjeçare.

Për fat të mirë ishulli është ndër më të vegjlit në Spanjë dhe nuk ka turma të mëdha njerëzish. Ku përveç ndërmarrjes së një aventure për tu zhytur në pyllin e lashtë të detit; mund të eksploroni farin dhe shpellat piktoreske të ishullit./ Burimi: CNN Përshtati: TIRANA TODAY

Tags: 10 gjallesatbotejetojnëmë të vjetraZbuloni

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Blindohet ish-Blloku, Dritan Dajti shkon te dentisti

Blindohet ish-Blloku, Dritan Dajti shkon te dentisti

Tragjedia në Paskuqan, kapet autori

Tragjedia në Paskuqan, kapet autori

Shqiptarë, grekë dhe afganë, sherr masiv në burgun grek

Shqiptarë, grekë dhe afganë, sherr masiv në burgun grek

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

by mirseda
15:58 | 15/07/2025
0

Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar...

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025
Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

Edhe Shqipëria me të kuqe! Musk ndan hartën e lindshmërisë sẽ ulët: Evropa duhet të fillojë të ketë familje të medha ose do te vazhdoje te vdesë!

15:24 | 15/07/2025
Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

15:20 | 15/07/2025
Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

14:42 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com

iiq_pixel