Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

10 arsyet më të çuditshme që kanë shkaktuar divorc

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
10 arsyet më të çuditshme që kanë shkaktuar divorc

Në historitë e çifteve të divorcuara, janë dëgjuar histori nga më të pabesueshmet. Të tilla janë për shembull, të ndahesh nga bashkëshorti apo bashkëshortja sepse kalon shumë kohë në rrjetet sociale.

Sigurisht, dashuria kërkon sakrifica, por ka njerëz që nuk tolerojnë aspak, madje kanë shkuar deri në gjykatë për t’u divorcuar për arsye nga më absurdet.

Bright Side sjell 10 arsyet më të çuditshme që shumë çifte i kanë dhënë fund martesës ndër vite.

Rrjetet sociale

Shumë njerëz janë të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe kalojnë shumë kohë duke lundruar në internet. Por, një grua nga India i dha fund martesës vetëm sepse i shoqi nuk ndryshoi statusin e tij nga “beqar” në “i martuar” në llogarinë e tij në Facebook.

Enët e palara

Enët e palara bëhen shpesh shkak debati për çiftet. Madje ka nga ata që i lajnë enët me radhe. Por, një grua ishte aq e fiksuar, saqë është ndarë nga i shoqi pasi ai e ka lënë filxhanin e palarë në lavaman.

Mesazhet e pakthyera

Sa herë xhindoseni kur personi juaj i zemrës nuk ju kthen mesazhin? Epo kjo mund të çojë deri në divorc! Një grua nga Tajvani u nda nga bashkëshorti, pasi ai nuk i ka kthyer mesazhet edhe pse i ka lexuar. Ajo madje ka treguar edhe mesazhet, duke pretenduar se ai e ka injoruar.

Mënyra se si e konsumon ushqimin

Kini kujdes nëse hani shpejt dhe në mënyrë aspak estetike. Një grua nga Kuvajti u divorcua nga bashkëshorti i saj vetëm një javë pas martesës, pasi i shoqi nuk hante siç duhet. Ai ndonjëherë nuk i preferonte pirunin dhe lugën, por e konsumonte ushqimin me dorë. Kjo ishte një gjë e patolerueshme për gruan.

Pastrimi kimik

Nëse doni të çoni rrobat e bashkëshortit tuaj në pastrim kimik, bëni mirë të konsultoheni më parë me të! Një fans i çmendur i futbollit u nda nga bashkëshortja e tij për shkak të pastrimit kimik. Ai koleksiononte autografët e futbollistëve në një bluzë dhe gruaja e tij ka vendosur ta lajë. Si rrjedhojë, të gjithë autografët janë fshirë, gjë e patolerueshme kjo nga tifozi.

Grimi

Para se të martoheni, sigurohuni që i dashuri juaj t’ju shohë edhe pa make up. Pak ditë pas dasmës, një burrë braktisi gruan e tij pasi e pa atë pa grim. 34-vjeçarit nuk i pëlqeu gruaja pa grim kështu që ka vendosur të ndahet. Madje, ai e ka akuzuar 28-vjeçaren se përdorte shumë produkte kozmetike dhe vendoste qerpikë falso.

Bindjet politike

Një grua nga Kalifornia u nda nga bashkëshorti i saj, pas 22 vitesh bashkë pasi zbuloi se ai kishte votuar për Donald Trump. Ajo tregoi se kur e ka mësuar këtë gjë ndihej e tradhtuar nga bashkëshorti i saj.

Pastrimi

Në vitin 2009 një gjermane u nda nga bashkëshorti, pas 15 vitesh martesë. Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes kishte qenë pastrimi që i bënte gjithmonë bashkëshortit. Por, ai as që mundohej ta ndihmonte.

Letra dashurie

Një 99-vjeçar në Itali vendosi të ndahej nga gruaja pas 77 vitesh martesë. Ai gjeti letrat e gruas së tij qe ajo ia kishte dërguar një të dashuri sekret në vitin 1940. Gruaja u përpoq ta ruante martesën e saj, por 99-vjeçari e kishte marrë vendimin.

Pseudonimi në telefon

Në vitin 2009, një grua arabe vendosi të ndahej nga burri pas 17 vitesh martesë pasi mësoi pseudonimin që i kishte vendosur bashkëshorti në celular. Teksa kontrollonte në telefonin e tij, numrin e saj ai e kishte regjistruar “Guantanamo”, një burg ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja u ofendua nga ky emër dhe kërkoi menjëherë divorcin edhe pse kjo ishte një shaka “e keqe”, por në thelb mbetej shaka. Gjithsesi burri nuk e bindi dot që ta falte.

Tags: 10 arsyetdivorcmë të çuditshmeqë kanëshkaktuar

TË LIDHURA

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Next Post
Interpelanca me Ahmetajn/ Braçe: S’do ta mbyll gojën. Fino “lë në baltë” socialistët

Interpelanca me Ahmetajn/ Braçe: S’do ta mbyll gojën. Fino "lë në baltë" socialistët

Sheiku në hall, gratë ia mbledhin. Nuk e lënë të martohet

Sheiku në hall, gratë ia mbledhin. Nuk e lënë të martohet

Cardi B, Selena, Dj Snake dhe Ozuna; ja hiti që po sfidon “Despacito”

Cardi B, Selena, Dj Snake dhe Ozuna; ja hiti që po sfidon “Despacito”







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje
Aktualitet

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

by mirseda
21:20 | 16/04/2026
0

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” , në Lezhë. Sipas burimeve në...

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

21:18 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com