Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

ʽVizita fiktive dhe kushte skandalozeʼ, shëndeti i studentëve në mëshirë të fatit

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
ʽVizita fiktive dhe kushte skandalozeʼ, shëndeti i studentëve në mëshirë të fatit

Thuajse në të gjithë botën pjesa më e madhe e studentëve përballen me sfida në rrugën e tyre për të marrë një profesion. Në Shqipëri është akoma më e vështirë kur shteti nuk i merr fare në konsideratë. Sot rreth 70% e studentëve që jetojnë në Qytet Studenti ndonëse kanë marrë raportin mjekësor në qendrat spitalore, nuk u është kryer asnjë kontroll nëse kanë ndonjë sëmundje ngjitëse apo mendore. Të dhënat dalin nga “Qëndresa Qytetare”, duke u bazuar te një anketim me studentët e ‘Qyteti Studenti’.

Po ashtu, nga përgjigjet e anketave, ka rezultuar se në asnjë godinë nuk ka sapunë dhe letra higjienike të vendosura në dispozicion nga drejtoria e QS për studentët, si dhe në 68% të tualeteve nuk ka ujë të rrjedhshëm. Rezultatet e anketave i prezanton  përfaqësuesja e Qëndresës Qytetare, Lorena Manjani.

“Unë quhem Lorena Manjani, studente e gazetarisë dhe prej 2 vitesh jetoj në konviktet e Qytetit Studenti.  Sot si përfaqësuese e ekipit të Qëndresës Qytetare do të doja t’ju kërkoja disa minuta vëmendje për të prezantuar të dhënat e pyetësorit që zhvilluam në Qytetin Studenti në lidhje me kushtet higjeno – sanitare të tualeteve tona dhe mënyrat se si e kemi marrë vërtetimin mjekësor për t’u regjistruar në konvikte.

Edhe pse ne duhet të kontrollohemi për sëmundje ngjitëse apo mendore përpara se të hyjmë në konvikt, kjo duket se nuk ndodh me 70% të studentëve të cilët nuk janë vizituar. Edhe pse kanë marrë prej mjekut raportin se gëzojnë shëndet të plotë, kjo është përgjigja e 210 nga 300 studentët e intervistuar.

Të nderuar të rinj dhe prindër shqiptarë! Ne jemi 5300 studentë që jetojmë në 27 godina me 3 deri në 4 persona në dhomë, dhe të gjithë ne jemi në mëshirë të fatit duke u lutur që asnjëri prej 70% e studentëve të pakontrolluar të mbartë sëmundje ngjitëse apo mendore.

Përsa i përket përgjigjes se cili institucion ka vënë në dispozicion të studentëve këto vërtetime, 60% e tyre janë përgjigjur se e kanë marrë pranë mjekut të familjes dhe rreth 37%  pohojnë se e kanë marrë pranë urgjencës së Qytetit Studenti.

Duke e konsideruar tualetin si elementin kryesor të higjienës në konvikte, studentët janë pyetur nëse ka ujë të rrjedhshëm në to. 68% e të pyeturve pohojnë se tualetet e godinës së tyre nuk kanë ujë të rrjedhshëm, gjë e cila e bën të pamundur shkarkimin e tualetit, ndërsa 32% pohojnë se në tualetet e godinës së tyre ka ujë të rrjedhshëm.

Referuar pranisë së produkteve kryesore të higjienës që duhet të përmbajë tualeti, siç janë sapunët dhe letrat higjienike, produkte të cilat duhet të jenë prezente në çdo tualet, dhe që presupozohet se blihen me paratë që paguajnë studentët për tarifën e akomodimit; sipas 99% të studentëve të pyetur, në tualetet e Qytetit Studenti nuk ka as sapunë dhe as letra higjienike të vëna në dispozicion nga drejtoria e rezidencës universitare nr.1.

Një tualet për të qenë i përdorshëm duhet të përmbushë kushtin e të pasurit derë funksionale. Sipas 86% të studentëve të pyetur, dyert e tualeteve te godinave të tyre nuk funksionojnë, ndërsa vetëm 14% e tyre pohojnë se dyert e tualeteve të godinave të konviktit janë funksionale. Kjo situatë i bën studentët të ndihen të dhunuar duke i detyruar të kryejnë nevojat e tyre personale te ekspozuar.

Në të gjithë këtë pasqyrë të mjeruar të kushteve ku jetojnë studentët shqiptarë, Qëndresa Qytetare i bën thirrje kësaj ushtrie mjekësh të instaluar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilët lëshojnë raporte mjeko-ligjore fiktive, se me papërgjegjshmërinë dhe përtacinë e tyre janë duke vënë në rrezik jetët e mijëra studentëve.

Gjejmë rastin të shprehim këtë notë proteste edhe prindërve tanë të cilët, në mbrojtje të interesave të fëmijëve, duhet të çojnë para drejtësisë veprimet koruptive të mjekëve. Ne sot ndodhemi përpara një mjerimi dhe dështimi të të gjitha strukturave shoqërore, korrupsionit të institucioneve shtetërore, papërgjegjshmërisë së mjekëve dhe neglizhencës së pafalshme të prindërve.

Kjo situatë duhet të marrë fund, vetëm nëse ne fillojmë të reagojmë për mjerimin tonë duke denoncuar  çdo mjek falsifikator dhe të papërgjegjshëm që paguhet të sigurojë jetën tonë dhe jo ta vendosë në rrezik atë.

Nisur nga këto përgjigje dramatike të studentëve mbi  kushtet higjieno-sanitare, dua t’i drejtohem me një mesazh shokëve dhe shoqeve të mia me të cilët ndajmë ambientet e përbashkëta të konvikteve të Qytetit Studenti:

“Ne meritojmë të jetojmë në kushte më të mira, jo në këtë kamp përqendrimi. Edhe institucionet e vuajtjes së dënimit, burgjet, kanë dyer në tualete, sapunë dhe letër higjenike.

Mbase ne sot nuk mund të ndryshojmë të gjithë faktorët që na kanë sjellë në këtë gjëndje por me bindje ju them se mund t’ja nisim nga bashkimi dhe adresimi i problemeve tona!

Nëse 27 vjet më parë djem dhe vajza si ne arritën  të hedhin poshtë diktaturën më të egër, është e turpshme për ne mos të sigurojmë sot letër higjenike, sapunë dhe dyer për konviktin tonë.

Ne kemi paguar me paratë e prindërve tanë për të jetuar në kushte më të mira, dhe jemi po ne ata që na lind detyra të kërkojmë llogari për këto para, për shëndetin tonë, për të drejtat tona dhe për dinjitetin tonë.”

Tags: fiktiveʽVizitai studentëvekushtemëshirëshendetiskandalozeʼtë fatit

TË LIDHURA

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

22:36 | 01/12/2025
Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën
Politikë

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Next Post
Vajza e Llallës fshin fotot, por jo të kaluarën

Vajza e Llallës fshin fotot, por jo të kaluarën

Itali/Sekuestrohen 250 kg drogë, arrestohen dy vlonjatë

Itali/Sekuestrohen 250 kg drogë, arrestohen dy vlonjatë

Kukësi me stadium të ri, Gjici: Dhuratë nga…

Kukësi me stadium të ri, Gjici: Dhuratë nga…







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com