Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule tha se 12 miljet e detit duhet të ndahen mes Shqipërisë dhe Greqisë. I ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, Dule tha debatet mbi marrëveshjet që Shqipëria dhe Greqia po bëjnë janë të fryra. Ai shikon si zgjidhjen më të mirë ndarjen në mënyrë të barabartë të 12 miljeve.
Dule deklaroi se marrëveshja e vitit 2009 e qeverisë Berisha ishte shumë me e mirë për Shqipërinë se kjo sot. Ai shtoj se po të ishte miratuar që atëherë marrëveshja do ishte shumë më mirë për dy vendet.
“Zgjidhja më e mirë e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë është që këto 12 milje të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve. Duhet që secili vend të marrë nga 6 milje. Kjo është zgjidhja më e mirë. Sipas udhëzimeve të OKB-së asnjë shtet nuk ka territor të vetin 12 milje në det. Vetëm Shqipëria pretendon se i ka.
Mund të them se marrëveshja e vitit 2009 ishte shumë më e mirë se sot. Nëse do të ishte arritur marrëveshja që në 2009-ën do të ishte shumë më mirë për të dy vendet,” deklaroi Dule.
Gjithashtu për situatën e sotme në Parlament, Dule ia hodhi fajin kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçit. Ai tha se Ruçi po sillet si xhelat i Ramës në atë Kuvend.
“Ruçi po luan rolin e kryexhandarit të kryeministrit. Në vetvete Ruçit i është mbushur mendja se është kryetari me i mirë dhe më rigorz që ka pasur kuvendi deri më tani,” tha Dule.