Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zyrtarët amerikanë të heshtur për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Zyrtarët amerikanë të heshtur për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran

Një grup disidentësh iranianë i ka bërë thirrje Presidentit Joe Biden të mbështesë kërkesat e tyre për një demokraci laike dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Iran, çështje për të cilat administrata Biden ka qëndruar në heshtje në fillimet e mandatit të saj, ndërsa fokusohet në uljen e ritmit të programit bërthamor të Republikës Islamike.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Biden më 1 shkurt, e shkruajtur në anglisht dhe e dërguar edhe tek shërbimi në gjuhën persiane në Zërin e Amerikës, 38 aktivistë në Iran i urojnë atij sukses pas inaugurimit më 20 janar dhe i bëjnë thirrje administratës së tij të shqyrtojë përfshirjen e objektivave të tyre politike në politikën ndaj Iranit.

Ndër këto objektiva është zëvendësimi i qeverisjes teokratike me një demokraci laike nëpërmjet një procesi jo të dhunshëm dhe një referendumi “të lirë dhe të ndershëm”; ruajtjen e “presionit maksimal politik, diplomatik dhe financiar” ndaj klerikëve që qeverisin Iranin derisa ata të zëvendësohen; si dhe t’u kërkohet këtyre pushtetarëve islamistë të respektojnë të drejtat e njeriut duke liruar të gjithë të burgosurit politikë dhe burgosurit e ndërgjegjes në këtë vend.

“Ia dërguam këtë letër presidentit amerikan sepse Shtetet e Bashkuara janë një vend demokratik, ndërsa Irani është një vend i rëndësishëm për shkak të pozicionit të tij strategjik, burimeve dhe historisë”, thotë njëri prej nënshkruesve, Zartosht Ahmadi Ragheb, në një mesazh filmik për Shërbimin Persian të Zërit të Amerikës. “Një dialog dhe një marrëveshje mes dy vendeve mund të jetë për të mirën e tyre dhe të botës”, shtoi ai.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar për letrën e disidentëve iranianë. Çështja e historikut të dobët në drejtim të të drejtave të njeriut në Iran dhe sistemi i tij islamist i qeverisjes gjithashtu nuk u përmendën gjatë seancës së informimit për shtyp të së martës në Departamentin e Shtetit, e para që zhvillohet nga zëdhënësi Ned Price.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjithashtu nuk i ka trajtuar këto çështje që kur bëri betimin më 26 janar. Kur u pyet për ekzekutimet nga Irani të njerëzve të akuzuar për homoseksualitet, gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij në Senat më 19 janar, zoti Blinken i denoncoi si “veprime shokuese”, por tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin në një “pozicion shumë më të mirë” për t’u përballur me të tilla veprime nëse e bën prioritet parandalimin e arritjes nga Irani të aftësive për armë bërthamore në të ardhmen e afërt.

Kur ishte kandidat për president, zoti Biden premtoi në një artikull dërguar kanalit CNN në shtator 2020 se do të punonte “për ta denoncuar regjimin (iranian) për shkeljet e vazhdueshme ndaj të drejtave të njeriut… dhe mbajtjes së paligjshme të të burgosurve politikë”. Zoti Biden përmendi ekzekutimin më 12 shtator të mundësit iranian Navid Afkari bazuar në një rrëfim vrasjeje për të cilin zoti Afkari thoshte se ishte marrë nëpërmjet torturave. Zoti Biden përmendi gjithashtu burgosjen që nga viti 2018 të juristes për të drejtat e njeriut Nasrin Sotoudeh.

Gjatë mandatit të tij katërvjeçar si president, paraardhësi Donald Trump ishte relativisht më i zëshëm për historikun e keq të të drejtave të njeriut në Iran. Ai shkruajti për këtë në Twitter 27 herë, madje edhe gjashtë herë në gjuhën farsi, siç u konstatua nga Shërbimi Persian i Zërit të Amerikës bazuar në të dhënat e Arkivit Trump në Twitter, një bazë të dhënash që citohet shpesh nga mediat e lajmeve në Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Trump fitoi vlerësimin e disa azilantëve iranianë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut për thirrjet ndaj Iranit që të falte jetët e disidentëve që përballeshin me ekzekutimin si dhe për thirrjet e përsëritura ndaj pushtetarëve islamistë të atij vendi që të ndalnin vrasjet e protestuesve anti-qeveri. Të tjerë aktivistë në azil e kritikuan ish-Presidentin Trump se nuk e vendosi parakusht përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar për t’i dhënë fund sjelljes së debatueshme të Iranit.

Administrata e ish-presidentit gjithashtu zbatoi atë që e quajti një fushatë “presioni maksimal” duke shtrënguar sanksionet amerikane për ta detyruar Iranin të ndalte sjellje të tilla, përfshirë rritjen e kapaciteve drejt armëve bërthamore. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor.

Thirrja e disidentëve iranianë për Presidentin Biden që të marrë në konsideratë “ruajtjen e presionit maksimal” ndaj Iranit, përsërit gjuhën e administratës së ish-Presidentit Trump që filloi ashpërsimin e sanksioneve në vitin 2018, kur u tërhoq nga një marrëveshje e vitit 2015 në të cilën Irani kishte rënë dakort të ulte aktivitetin bërthamor në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve nga fuqitë botërore. Ish-Presidenti Trump tha se marrëveshja, e njohur si Plani i Veprimit të Përbashkët Gjithpërfshirës (JCPOA), nuk ishte e ashpër sa ç’duhej me Iranin.

Presidenti Biden është zotuar për një qasje të ndryshme, duke ofruar të ringjallë diplomacinë me Iranin nëpërmjet rikthimit në marrëveshjen JCPOA dhe lehtësimin e sanksioneve amerikane të lidhura me programet bërthamore, nëse fillimisht Teherani angazhohet të rifillojë zbatimin e përpiktë të marrëveshjes. Irani ka shtuar shkeljet ndaj pikave të marrëveshjes që në vitin 2019 si kundërpërgjigje ndaj largimit në vitin 2018 të ish-Presidentit Trump. Irani ka këmbëngulur që Presidenti Biden të hedhë hapin e parë drejt ringjalljes së diplomacisë, duke hequr të gjitha sanksionet e vendosura nga ish-presidenti.

Duke folur gjatë konferencës për shtyp të së martës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, zoti Price, shprehu shqetësimin për njoftimet më të fundit se Irani po kryen ose planifikon shkelje të mëtejshme të marrëveshjes JCPOA duke shkurtuar ndoshta kohën që do të duhet për të prodhuar një armë bërthamore. “Kjo është një sfidë me të cilën duhet të përballemi menjëherë”, tha ai.

Ndër disidentët iranianë që i shkruajtën Presidentit Biden janë 11 nga 28 aktivistët që nënshkruan letrat në vitin 2019 ku kërkohej dorëheqja e Udhëheqësit Suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei dhe zëvendësimin e kushtetutës islamiste të Iranit me një kushtetutë demokratike. Shumica e nënshkruesve të letrave të vitit 2019 u arrestuan.

Të paktën 21 nga 38 firmëtarët e letrës së re për Presidentin Biden kanë qenë të arrestuar apo të burgosur në Iran për aktivizëm paqësor politik dhe social, sipas vetë letrës dhe sipas një ekzaminimi nga Shërbimi Persian i Zërit të Amerikës të emrave të publikuar nga Atlasi i Burgjeve Iraniane, projekt i grupit të aktivizmit “Të Bashkuar për Iranin”/VOA/

Tags: iranSHBAtë drejtat e njeriut

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Në lule të rinisë/ Humb jetën nga një sëmundje e rëndë, mjekja nga Durrësi

Në lule të rinisë/ Humb jetën nga një sëmundje e rëndë, mjekja nga Durrësi

Kavac dhe Skaljari: Lufta mes bandave malazeze të drogës që po tmerron rajonin

Kavac dhe Skaljari: Lufta mes bandave malazeze të drogës që po tmerron rajonin

Shqipëria zyrtarizon miqësoren me kombëtaren e njohur

Shqipëria zyrtarizon miqësoren me kombëtaren e njohur

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com