Me anë të një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare të “Facebook”, drejtuesit e Kamzës shkarkuan pas humbjes ndaj Teutës trajnerin Bledar Devolli. Sot ata kanë zyrtarizuar drejtuesin e ri të skuadrës.
Mësohet se Klodian Duro do të rikthehet në Kategorinë Superiore si trajner, pasi më parë ka drejtuar edhe Kukësin.
Klodian Duro do të jetë trajneri i ri i Kamzës, ndërsa do ta bëjë debutimin e tij në stol në ndeshjen e radhës në Superiore ndaj skuadrës së Kastriotit.