Milani me ardhjen e pronarëve të rinj arriti të shmangte dënimin nga FFP dhe bëri disa investime mjaft të rëndësishme. Ata do të marrin pjesë në Europa League pavarësisht vendimit të parë mori UEFA se do ti përjashtonte për dy vite. Tashmë trajneri Gattuso ka përpiluar listën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë kuqezinjtë në këtë turne mjaft të rëndësishëm.
I pari që nuk është grumbulluar është kroati Strinic i cili ka probleme shëndetësore dhe pritet që të mungojë për një kohë të gjatë në fushat e blerta. Edhe lojtari që pritet të japë shumë për Milanin, Andrea Conti, nuk është preferuar nga tekniku italian pasi vazhdon të mos jetë në formë pas dëmtimit.
Ajo që i ka befasuar të gjithë është lënia jashtë listës A të portierit Gianluigi Donnarumma dhe të sulmuesit Cutrone. Gardiani do të angazhohet vetëm në kampionat si duket dhe sfidat në Europë do ti besohen portierit të ri, Pep Reina. Ndërsa për Cutrone nuk dihen arsyet që është marrë ky vendim nga Gatuso dhe ka preferuar ta lejë në listën B, por që pas fazës së grupeve ka mundësinë që ta përfshijë edhe për listën A. Kujtojmë që Milani bën pjesë në Grupin F së bashku me Betis, Olimpiakos dhe Dundelanxh.
JA LISTA E PLOTË:
LISTA A: Antonio Donnarumma, Reina, Abate, Calabria, Caldara, Laxalt, Rodriguez, Muzakio, Romagnoli, Simiç, Zapata, Bakayoko, Bertolaçi, Biglia, Bonaventura, Keisi, Montolivo, Mauri, Borini, Çalhanoglu, Castilejo, Halilovic, Higuain, Suso.
LISTA B: Gianluigi Donnarumma, Plicari, Bellanova, Breshianini, Torrasi, Cutrone, Tsajout.