Zvicra ka vendosur që ta largojë Kosovën nga lista e zezë, duke hequr karantinimin e detyruar për qytetarët që kthehen në këtë shtet.
Kosova ishte futur në këtë listë që prej datës 6 korrik, ku numri i rasteve të reja filloi të rritej. Ndërkohë, duke filluar nga data 28 shtator nga lista do të largohet edhe San Marino.
Në listën e re të publikuar së fundmi, Zvicra ka futur edhe disa shtete si: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Nepali, Luksemburgu, Maroku, Hollanda, Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Omani dhe Britania e Madhe.