Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në samitin e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka treguar një prapaskenë të debatit në takimin midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emanuel Macron lidhur me anëtarësimin në BE.
“Macron i tha Ramës, se përse doni aq shumë në BE, kur ende as ne nuk jemi rregulluar për t’ju pranuar edhe juve. Pas kësaj Rama i është përgjjigjur: Po ja që duam, sikurse të gjithë duan të martohen, dhe që më pas mund t’i bien pishman”, ka thënë Zaev, duke treguar detajet e bisedës./INA/