Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zjarret vijojnë të djegin pyjet shqiptare, 8 vatra gjatë 24 orëve të fundit

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të  vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 90 punonjës zjarrfikës, 12 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra punonjës të Pyjores, të bashkive dhe qytetarë vullnetarë, punonjës të policisë etj, të mbështetur nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Korçë
Kanë vazhduar të jenë aktive vatrat e zjarrit të rëna një ditë më parë në vendi i quajtuar “Përroi i Qershisë” ndërmjet kufirit ndarës të Njësisë administrative Lekas dhe Voskopojë, të bashkisë Korçë. Zjarri ka përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër i thyer me vështirësi për tu futur mjetet dhe forcat zjarrfikëse. Forca të shërbimit vendor të MZSH Korçë, punonjës të bashkisë, punonjës të pyjores, forca ushtarake dhe banorë të zonës, kanë punuar deri në orët e vona të natës duke mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit të fshehura. Ditën e sotme po vazhdojnë operacionet për fikjen plotësisht të vatrave të zjarrit.

Në fshatin Gërmenj të bashkisë Kolonjë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Ersekë, punonjës të bashkisë dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe po vazhdojnë operacionin për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit. 

Qarku Shkodër
Në fshatin Theth të bashkisë Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi i MZSH Shkodër dhe forcat pyjore e kanë pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe që po merrte zjarri. Sot në mëngjes helikopteri është nisur për në Theth dhe po vazhdon punën për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Qarku Lezhë 
Zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në vendin e quajtur “Grykë Orosh” në fshatin Orosh, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë, vazhdoi edhe ditën e djeshme. Shërbimi vendor i MZSH Mirditë ka punuar në vendngjarje me automjet zjarrfikës dhe forca shoqëruese, me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të bashkisë Mirditë për të izoluar zjarrin kanë shkuar edhe 20 forcave ushtarake. Zjarri është mbajtur nën kontroll dhe nuk ka prekur pyllin me pisha dhe banesat. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ferra e shkurre dhe vetëm 3 pisha të veçuara.

Qarku Fier
Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të Njësisë Administrative Levan. Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar dhe nga era. Në vendngjarje kanë shkuar forca të MZSH Fier dhe MZSH Patos, 30 forca ushtarake dhe punonjës të bashkisë Fier. Pas një pune disa orëshe zjarri është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Në lagjen ‘Ofiçinë’ të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra duke rrezikuar dhe disa depozita karburanti të cilat ndodheshin shumë afër vatrës së zjarrit. Shërbimi i MZSH Patos ka shkuar në vendngjarje dhe për një kohë të shkurtër ka mundur të shuajë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre si dhe u shpëtuan nga flakët depozitat me karburant të cilat mund të ishin një rrezik për jetën e banorëve. 

Qarku Dibër
Eshtë riaktivizuar vatra e zjarrit në Liqenin e Zi të bashkisë Bulqizë. Shërbimi i MZSH Bulqizë, forca të pyjores dhe banorë të zonës kanë shkuar në vendngjarje por për shkak të terrenit të thyer malor nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin. Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive dhe ditën e sotme.

Qarku Vlorë 
Ka rënë zjarr midis fshatrave Gumenicë dhe Lapardha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me vonesë për shkak të largësisë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe banorë të zonës të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 magazina me rreth 500 balla joxhe dhe rreth 500 rrënjë ulliri.

Tags: 24 oret e funditECpyjeQarqetvatrazjarret

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Next Post
E rrallë/ Një breshkë 400 kg bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Patokut

E rrallë/ Një breshkë 400 kg bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Patokut

Kultivonin kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë

Arrestohet kryeplaku i fshatit Gurazezë në Skrapar, nuk denoncoi kultivimin e bimëve narkotike

Policia holandeze kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Policia holandeze kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com