Një resort në Gjeorgji është përfshirë nga flakët, ku si pasojë kanë vdekur 11 persona dhe 21 të tjerë janë plagosur.
Lajmi u konfirmua edhe ministria e Brendshme gjeorgjiane, ndërsa vetë ministri Zaal Mikeladze tha se të gjithë viktimat vdiqën nga thithja e tymit në hotelin dhe kazinonë 22-katësh.
Zjarri mori disa orë për t’u shuar, ndërsa shkaku nuk është ende i qartë. Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli nga shërbimet emergjente.
Mes personave të lënduar që po trajtohen nga mjekët, janë tre turq dhe një izraelit.
Identifikimi i viktimave është në proces, ndërsa në deklaratën e shpërndarë nga ministria e Brendshme thuhet se mes viktimave është një iranian dhe 10 gjeorgjianë.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se të plagosurit u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Hoteli ishte caktuar për të zhvilluar të dielën shfaqjen e Miss Gjeorgjisë, ndërsa asnjë nga 20 garueset nuk është lënduar nga zjarri. Kryeministri i Gjeorgjisë tha se ka nisur një investigim për zbardhjen e ngjarjes. TIRANA TODAY