Pas qarkullimit të lajmit ne media se në Shqipëri janë parë mjete ushtarake të rënda, vjen dhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministria ka pohuar se janë paketë e ndihmës së qeverisë amerikane për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Njoftimi i plotë
Ministria e Mbrojtjes dëshiron të informojë mediat dhe opinionin publik se mjetet ushtarake që po transportoheshin në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat iu referohet disa media, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Më datë 14 prill 2018, 13 mjete High Mobility Multipurpose Ëheeled Vehicle (Humvee), pjesë e fazës së fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe u transportuan në Tiranë.
Deri tani, si pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për FA shqiptare kanë ardhur 75 mjete Humvee.