Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zhgënjimi në dashuri dërgoi në vetëvrasje efektiven e policisë

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zhgënjimi në dashuri dërgoi në vetëvrasje efektiven e policisë

Zhgënjimet në dashuri shpesh kanë një fund tragjik. Në këtë rast nuk bëjnë përjashtim as efektivët e policisë. Ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht 23- vjeçaren deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por hetuesit e çështjes konfirmojnë se nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi Peranxhela Shahinin t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit.

Shahini rezulton të mos ketë pasur asnjë shqetësim tjetër serioz në jetën e përditshme dhe as për shkak të detyrës.

“Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje të rëndë. Pistat e verifikuara deri më tani rezultojnë se efektivja ishte një person shumë korrekt në punën e saj dhe vlerësohej maksimalisht nga kolegët dhe të njohurit e saj. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur probleme për shkak të detyrës.

Edhe në familje gjithashtu na rezulton se jetonin në harmoni, në gjendje ekonomike të qëndrueshme. Pra, vajza s’ka pasur motiv të kësaj natyre për ta shtyrë drejt vetëvrasjes. Pas verifikimeve të këtyre të dhënave, dyshimet tona përqendrohen drejt një pike: te pista e një lidhjeje intime.

Pak kohë më parë, 23-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj nga kryeqyteti, i cili do të merret në pyetje”, sqarojnë burimet nga grupi hetimor.

Pasi kanë rindërtuar skenën e krimit, agjentët e hetimit e konsiderojnë vetëvrasje “eksperte” ngjarjen e dy ditëve më parë.

“Është vetëvrasje klasike, nuk ka asnjë dyshim. Ajo kishte kryer vrasjen e saj me ‘puqitje’ i themi në gjuhën shkencore (ka mbështetur pistoletën fort në bark). Kjo metodë përdoret nga personat që kanë njohuri mbi armët e zjarrit dhe e tillë ishte edhe efektivja. Nëse arma puthitet fort pas trupit, ulet ndjeshëm zhurma dhe predha shkakton dëme më të mëdha sesa goditja në distancë”, pohojnë ekspertët e krimit pranë grupit hetimor.

Policja 23- vjeçare u vetëvra me armën e shërbimit paraditen e kësaj të mërkure, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët dhe misterin e një akti që la të shokuar jo vetëm të afërmit, por edhe kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

Familja e efektives që i dha fund jetës me armën e shërbimit ka vendosur ta varrosë vajzën e re me fustan nusërie, veshje që vajza nuk pati mundësi ta vishte kur ishte gjallë.

Ajo nuk ka lënë për familjarët asnjë letër të shkruar, ku të shpjegonte arsyet e aktit ekstrem. Ndërkohë që sipas burimeve, pritet që në ditët në vijim të pyetet edhe kolegu i saj në Tiranë në lidhje me këtë ngjarje.

Tags: Peranxhela ShahinipilicjavetevrasjeZhgënjimi në dashuri

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Anëtarësimi në strukturat euroatlantike, alternativa e vetme për Kosovën

Anëtarësimi në strukturat euroatlantike, alternativa e vetme për Kosovën

Ersekë, bënte emërime pa procedurë standarde, nën hetim përgjegjësi i Zyrës Arsimore

Ersekë, bënte emërime pa procedurë standarde, nën hetim përgjegjësi i Zyrës Arsimore

Kosovë, PDK dhe PD e Ferid Aganit bisedime për koalicion qeveritar

Kosovë, PDK dhe PD e Ferid Aganit bisedime për koalicion qeveritar







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com