Edon Zhegrova, futbollist i përfaqësueses së Kosovës është padiskutim një ndër talentet më të mirë që po rritet. Shpeshherë ai ka treguar se di të shënojë dhe jo gola normalë, por të gjithë spektakolarë dhe nga jashtë zone.
Skuadra ku aktivizohet Zhegrova është duke zhvilluar ndeshjen dhe ka qenë pikërisht talenti kosovar që i ka dhuruar avantazhin.
Kosovarit i është dhënë mundësia në një largësi disi më tepër nga 16 metra dhe një goditje e ftohtë me një teknikë të përsosur ka përfunduar në rrjetë, duke e kaluar në avantazh skuadrën e tij.