Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, rrëqeth nëna e tij: Policia po fsheh krimin

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, rrëqeth nëna e tij: Policia po fsheh krimin

Kur kanë kaluar katër vite nga zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, fati i tij mbetet mister. Nëna e tij Silvana nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë, ndaj ajo i bën apel shtetit të paktën t’i gjejnë trupin e tij. Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më.

elbasan-nena-e-renit

 Nëna e tij e ka kërkuar vazhdimisht, duke bërë apel herë pas here për ndihmë edhe në media. Ka shkruar letra adresuar në Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë e Shtetit, por siç ajo shprehet, deri më tani kanë mbetur pa asnjë përgjigje. I mirë apoi keq, e rëndësishme është që ajo të marrë një lajm nga djali i saj. E vetmja shpresë dhe dëshirë që e mban gjallë është vajza e Renit, e cila tashmë është thuajse 4 vjeç. Ajo lindi një muaj pas zhdukjes së të atit. Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura Redona D.

Znj. Silvana, kanë kaluar 4 vjet nga zhdukja e Renit. A keni mësuar diçka për fatin e tij gjatë kësaj kohe?

Asgjë, vetëm një telefonatë në muajin prill, ku një djalë i vogël më thoshte se ishte djali i Renit dhe se quhej Renaldo. Ajo telefonatë sërish më turbulloi që të shpresoj se Reni është gjallë, pasi nuk besoj se ka njerëz kaq të këqij që të tallen me fatkeqësinë e një nëne.

A keni vazhduar ta kërkoni nëpërmjet shtetit?  

Po, vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.

7838

Përse e keni këtë dyshim?

Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora. Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet.

Po drejtuesit e Policisë lokale i ke takuar, u ke kërkuar ndihmë?

Po, një vit më parë shkova në një takim me zyrtarë të Policisë asokohe dhe më thanë dyshimin se Renin e ka vrarë Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës). Djali e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës.

Si reaguat pas këtij lajmi?

Më vjen keq që tallen me një nënë. Një herë më thonë nuk kemi informacion, një herë më thonë e kanë vrarë. Po si të bëjë kjo zemra e nënës, a ka shtet apo nuk ka? Ku ta gjej përgjigjen nëse e kam gjallë apo të vdekur djalin tim? I lutem Kryeministrit, ministrit të Brendshëm, të gjithë popullit shqiptar që nëse kanë një informacion për djalin tim, të ma japin. I kam rritur jetimë, bashkëshorti më ka vdekur dhe i ka lënë motakë dy djemtë e mi, i kam rritur e vetme. Kam rritur fëmijë të edukuar dhe me plot dashuri, por kam bindjen se Reni nuk është më. Po ku është? Ku ta gjej trupin e tij të pajetë? Ku ma kanë hedhur djalin? Pse nuk më kthen Policia një përgjigje? Pse më thanë ta kanë vrarë djalin dhe nëse e ka vrarë Indriti, pse nuk e marrin në pyetje të tregojë se ku është trupi i djalit? Pse?

Vajza e Renit ka lindur një muaj pas zhdukjes, e kërkon ajo sot të atin?

Vajza është rritur, është bërë 4 vjeçe. Jusina vjen thuajse çdo ditë bashkë me nusen. Edhe nusja si unë kërkon një përgjigje nga Reni, edhe nëse ka vdekur, të paktën të kemi trupin e tij ku të shkojmë të qajmë dhe të themi dy fjalë. Vajza po rritet, ajo e kërkon babain e saj në çdo moment dhe ne nuk dimë se çfarë përgjigje t’i japim. Unë mendoj se Renin ma kanë vrarë. Sepse po të ishte gjallë, nuk do të rrinte pa më telefonuar apo pa ardhur në shtëpi. Ju lutem të gjithë qeveritarëve, Policisë, Krimeve të Rënda të hetojnë, pasi deri tani, dosja për zhdukjen e djalit tim është pa autor./Panorama/

Tags: 4 viteshfshehkëngëtaritkriminnenapoliciarrëqethZhdukja

TË LIDHURA

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,
Aktualitet

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Next Post
Foto/Ja shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, emri i tij në listën e zezë

Foto/Ja shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, emri i tij në listën e zezë

Video/Televizioni italian RAI3, kronikë për shëndetësinë shqiptare

Video/Televizioni italian RAI3, kronikë për shëndetësinë shqiptare

Video+Emri/Njihuni me bosin nga Vlora, i bëri zbor policisë

Video+Emri/Njihuni me bosin nga Vlora, i bëri zbor policisë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

by mirseda
09:08 | 11/03/2026
0

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të...

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com