Ivan Angelo Pegan u nis për në Tiranë, në verën e vitit 2013, për t’u bashkuar me të dashurën e tij shqiptare. Gjurmët e tij kanë humbur në qershor të atij viti, dhe që atëherë as autoritetet shqiptare as farefisnia e të dashurës së tij shqiptare nuk kanë dhënë përgjigje për fatin e 43 vjeçarit nga Fano. Në sfond, qëndron historia e vështirë dhe e fshehtë me partnerin e tij Alba dhe akuzat e Ivanit ndaj të dashurës se ishte bashkëpunëtore e bandave mashtruese dhe kriminale.
Dashuria nganjëherë mund të jetë fatale. Për Ivan Pegan, 43-vjeç nga Fano, dashuria për të kishte fytyrën e një vajze shqiptare e cila quhej Alba, e cila rridhte nga një familje myslimane.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur 5-vjet më parë, por Ivani ishte i vendosur se donte që të kishte një të ardhme me të dhe kishte planifikuar që të bashkëjetonte me të në një apartament të që do ta merrte me qira. Por, kësaj dashurie telematike, e lindur në shkurt të viti 2013, i mungonte vetëm afërsia mes dy njerëzve që duheshin. Kështu dy muaj më vonë Ivani blen një biletë ku vjen në Tiranë dhe qëndron të paktën 5 ditë.
Por, dashuria mund të themi mbaroi para se të fillonte. Ivanit nuk i kishin pëlqyer disa sjellje dhe qëndrime të çuditshme të së dashurës, e cila nuk e kishte prezantuar tek miqtë. Madje ajo çdo takim dhe çdo gjë me Ivanin e kishte bërë në fshehtësi. I hutuar ai kishte kuptuar se ajo po fshihte diçka, mirëpo pas kthimit në Itali ai kishte menduar se gjërat mund të ndryshonin. Mirëpo ajo nuk ishte më e sjellshme me Ivanin. Kur ai i kishte dërguar një kompjuter në mënyrë që të fliste me të në Skype, ajo i kishte thënë që duhej të paguante dhe disa para për disa pjesë makinash. Ai ishte zhytur në mendime, i kujdesshëm dhe i shqetësuar. Por, përsëri pas dy muaj nga udhëtimi i parë në Shqipëri ai sërish pret një biletë dhe nisët për në Durrës ku dhe do të qendrore për 10 ditë. Por, mami dhe motra e italianit Barbara kishin menduar se më në fund dy të dashuruarit ishin gati për të bërë paqe. Por, për fat të keq një natë qershori Alba kishte telefonuar familjen e Ivanit duke u thënë se ai ishte zhdukur.
Zhdukja
Edhe pse shqiptarja i kishte lajmëruar miqtë e 43-vjeçarit për zhdukjen, çuditërisht ata nuk kishin bërë asnjë ankesë. Në fund të qershorit 2013, celulari i Ivanit dilte i fikur, dhe nuk kishte lëvizje në llogarinë e tij bankare dhe nuk ishte bërë asnjë tërheqje parash. Duke parashikuar se diçka e tmerrshme kishte ndodhur me vëllanë e saj, Barbara denoncon zhdukjen në Itali. Në Tiranë ndërkohë, Alba qëndroi në heshtje të plotë dhe as në telefon nuk u përgjigjet të afërmve të Ivanit. Ata kishin arritur që ta gjenin nëpërmjet Facebook, ku Alba menaxhon profile të shumta. Reagimi i Albës ishte i ftohtë: atë natë, ajo u kishte thënë se ishte grindur me Ivanin në një bar, ku ai kishte ikur duke i lënë laptopin. Me këtë rast, thotë ajo, ata ishin ndarë nga njëri-tjetrin. Sa i përket kompjuterit, shqiptarja e bukur i kishte marrë shumë pajisje për të fshirë çdo gjurmë, duke i marrë hard-diskun.
“Ti je kriminele, më në fund mu hapën sytë”
Pse Alba ishte e interesuar të mbante zemrën e kompjuterit për vete, kutinë e zezë të lëvizjeve, dhe kontakteve të Ivanit? A kishte materiale që lidheshin me çiftin e tyre? Dhe në atë rast, pse nuk ia tregoi motrës në mënyrë të qartë se çfarë kishte ndodhur? Misteri thellohet kur Barbara fillon të bëjë hetime personale. 43 vjeçari e kishte pas parkuar makinën e tij tip “Opel Agila” në portin e Ankonës dhe ajo kishte hyrë në laptopin e tij ku kishte zbuluar disa emaile shqetësuese. Në korrespondencën midis dy të dashuruarve, nga ana e Ivanit, kishte pasur një sërë akuzash në drejtim të Albës ku i ishte drejtuar edhe me fjalë të rënda:
Për fat të mirë, ju më keni hapur sytë. Ju nuk keni qenë e mirë, por kuptova më në fund. Kam vënë re disa detaje që ju më keni tradhtuar. Në mesin e njerëzve që takova në jetën time, ju ishit më mizorja dhe fallsoja. Edhe nëna juaj e di që ju jeni vetëm për të shkatërruar njerëzit. Ju jeni vetëm një kriminele kibernetike dhe emocionale.
Natën e fundit e Ivanit
Pas zhgënjimit nga dashuria, Ivani duket se është i vetmi dëshmitar i zhdukjes së tij. Ndërkohë, gazetat dhe programet televizive janë të interesuara për rastin dhe derisa hetimet familjare po vazhdojnë nga vetë Barbara dhe Prokurori Publik i Pesaro ka hap një dosje për vrasje. Edhe në Tiranë, një vit pas zhdukjes që tij është hapur një jetim. Policia lokale në Tiranë është e sigurt se Ivan ka lënë bregdetin shqiptar mbrëmjen e zhdukjes së tij, më 23 qershor, 2013. Sipas tyre ai ishte larguar në bordin e një traget nga Durrës. Dokumentet e tij janë zbuluar në Bari. Por pse ai do duhej të shkonte në Bari, kur ai kishte prerë një biletë kthimi për në Ankona, ku ai kishte parkuar edhe makinën?
Në Bari, megjithatë, Ivan nuk dukej në listat e pasagjerëve të ndonjë trageti të asaj jave nga kontrollet e kryera nga policia italiane. “U bënë pesë vjet dhe ne nuk kemi asnjë informacion nga Ivan, autoritetet shqiptare nuk ka dhënë ndonjë përgjigje” – thotë Barbara për Fanpage.it “Ministri i Brendshëm nuk i është përgjigjur pyetjes sonë në lidhje me zhdukjen. Nuk e dimë nëse ministria e jashtme dhe policia italiane mund të ndërhynë në Tiranë pesë vjet pas zhdukjes. Ne po përballemi me një mur”.
Burimi: fanpage.it
Përshtati: Tirana Today